Eagle ofertë për thirrjet me jashtë
Kompania Eagle Mobile ka lançuar ofertën "Globi vjen në lagjen tënde", që u mundëson të gjithë atyre që duan të flasin me të afërmit anekënd botës tarifat më të mira në treg. Me këtë ofertë, abonentët flasin me 39 Lekë për minutë drejt gjithë operatorëve të shteteve fqinje dhe 45 Lekë për minutë drejt të gjitha shteteve të tjera të botës. çdo abonent Eagle i programeve individuale me parapagesë mund ta aktivizojë këtë ofertë duke dërguar një mesazh SMS në numrin 55111. Abonenti do të informohet me anë të një SMS për aktivizimin. Regjistrimi në ofertë kushton vetëm 100 Lekë. Aktivizimi i saj mund të bëhet vetëm një herë në muaj. çdo përfitues i ofertës do të njoftohet me SMS rreth përfundimit të 30 ditëshit të ofertës dhe mundësisë për riaktivizimin duke dërguar një SMS tek 55111.