E Shtunë, 31 Tetor 2026

“E vrava të fejuarën se më tradhtoi”

• Përgjimi i bisedave telefonike që Dan Hutra ka zhvilluar me të dashurën e tij, pasi kishte vrarë të fejuarën dhe ishte arratisur nga Tirana ka zbuluar vendndodhjen e të kërkuarit.Dashamir BiçakuPasi ka vrarë të fejuarën e tij në Tiranë të dielën e javës që shkoi, Dan Hutra mësohet se ka komunikuar në telefon vazhdimisht me një femër, me të cilën ai dyshohet të ketë lidhje intime. Arrestimi është kryer mesditën e djeshme në zonën e Kalimashit në Kukës, ku 26-vjeçari i kërkuar strehohej prej disa ditësh te disa kushërinj të tij. Në momentin e arrestimit sipas policisë, Hutra po udhëtonte me një autobus, që sipas policisë, drejtohej për në Kukës, ndërsa mendohet se i kërkuari për vrasjen e të fejuarës së tij, Dafina Havalaj do të ndalej në fshatin e tij të lindjes. Arrestimi është bërë pas shkëmbimit të të dhënave mes policisë së Tiranës dhe asaj të Kukësit. Një ditë para arrestimit të Dan Hutrës, policia e Burrelit kishte blinduar familjen e Dafina Havalajt. Kjo pasi Dan Hutra, iu kishte telefonuar dhe kishte kërcënuar se nëse do të komunikonin me policinë ai do t’i shfaroste si familje. Pas arrestimit në Kukës, Dan Hutra është transferuar në policinë e Tiranës, ku është marrë në pyetje lidhur me vrasjen e të fejuarës së tij. Ai ka pohuar për hetuesit se e kishte vrarë të fejuarën e tij, sepse dyshonte se ajo e kishte tradhtuar, gjatë kohës që Hutra kishte emigruar në Greqi. Edhe nëse Dan Hutra nuk do të pranonte vrasjen e të fejuarës së tij, kjo nuk do të kishte ndonjë ndikim, pasi sipas policisë, të gjithë provat e mbledhura provonin autorësinë e krimit të ndodhur një javë më parë. Ndërsa zhvillohej analiza vjetore e policisë së kryeqytetit, drejtuesit janë njoftuar se njerëzit e tyre kishin shtrënguar në pranga autorin e vrasjes më të fundit të kryer në Tiranë. Arrestimi ishte kryer në vendlindjen e Hutrës, vetëm dy ditë pasi ai kishte kërcënuar me telefon familjen e ish të fejuarës së tij, Dafina Havalajt. Dan Hutra, 26 vjeç, nga Kukësi, me banim në Vaqarr, vrau të dielën e javës së shkuar pasdite të fejuarën e tij, me të cilën bashkëjetonte që prej muajit prill 2007. Hutra vrau me thikë Dafinën në një garsoniere të marrë prej tyre me qira, në afërsi të Fushës së Aviacionit në kryeqytet.Hutra kërcënon familjen e nusesBURREL - Dan Hutra vetëm një ditë më parë ka telefonuar prindërit e Dafina Havales. Telefonata e tij ka qenë befasuese dhe e papritur për Abdulla Havalen. Me numrin e tij të telefonit Dan Hutra e ka kërcënuar babain e Dafinës me fjalët: “Do t’ju vras të gjithëve nëse flisni. Mbylleni gojën se jam nisur në drejtim të Cerujës dhe do t’ju shfaros të gjithëve”. Përveç dhimbjes së madhe që kishim duhet të prisnim dhe telefonata të tilla, është shprehur Abdulla Havalja. Menjëherë pas kërcënimit me jetë, familja Havalja ka informuar policinë e Burrelit, e cila ka organizuar postblloqe të shumta në rrugët e Matit, si dhe shërbime policore pranë banesës së familjes Havalja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›