Festat, mijëra shqiptarë kthehen nga Greqia dhe Italia
Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri risjellin në atdhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi e Itali. Ne Kapshticë dhe Kakavije jane mbi 10 mije shtetas qe kane hyre vetem 24 oret e fundit ne Shqiperi
KORCE-GJIROKASTER-DURRES-Fluks emigrantësh në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës në këto prag festat e fundvitit. Ndërkohë që po sot nga Italia pritet të mbërrijnë rreth 6 mijë emigrantë në portin e Durrësit.
Festa e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri risjell në atdhe shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi e Itali. Sipas burimeve te policise kufitare në Kapshticë jane 5700 emigrante qe kane kaluar kufirin në 24 orët e fundit me 1400 mjete.
Ndërkaq një numër më i madh emigrantesh kanë hyrë ne token shqiptare përmes pikës së Kakavijës. Duke u bazuar ne shifrat e policise ne 24 ore permes kesaj pike kane kaluar kufirin rreth 11 mije shtetas. Per te perballuar fluksin ne kete pike pala jone eshte duke punuar me 6 sportele ne hyrje dhe 2 ne dalje ndersa pala greke me 2 sportele ne hyrje dhe 4 ne dalje. Dita e sotme gjate oreve ne vijim pritet te kete nje rëndim te fluksit per faktin se pjesa me e madhe e emigranteve zgjedhin te kthehen nga vendet ku punojne është pikërisht fundjava.
Për festat e fundvitit shumë emigratë shqiptarë në Itali kanë preferuar ti kalojnë ato në atdhe. Sot pritet që Porti i Durrësit të përballet me një fluks të madh emigrantësh që do të kthehen në atdhe. Burime nga porti i Durrësit bëjnë të ditur se 10 tragete pritet të mbërrijne sot në port ndërkohë me rreth 6 mijë emigrantë shqiptarë. Ndërkohë plot 3 mijë emigrantë kanë zbritur në portin e Durrësit vetëm në 24 orët e fundit.
(d.b/BalkanWeb)