E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat zyrtare, e hëna ditë pune

Autori i Lajmit: RedaksiaQeveria ndryshon përsëri bazën ligjore për festat zyrtare. Pas një ligji të disa javëve më parë, i cili krijoi konfuzion lidhur me pushimet e festave zyrtare, Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një shtesë në vendimin nr.511 datë 24.10.2002 të Këshillit të Ministrave “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimeve në institucionet shtetërore”, të ndryshuar. Në bazë të kësaj shtese përcaktohet qartë se kur festat zyrtare bien ditë pushimi ato nuk do të zhvendosen dhe se e hëna do të bëhet punë, por me një shtesë page prej 225 për qind. “Pas kreut II “Pushimet”, të vendimit nr.511, datë 24.10.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet kreu II/A, “Puna në ditët e festave zyrtare dhe të pushimit javor”, me këtë përmbajtje: Puna në ditët e festave zyrtare dhe të pushimit javor 1. Si rregull, ditët e festave zyrtare janë ditë pushimi. Punëmarrësi gëzon të drejtën e pagës në këto ditë. 2. Kur festa zyrtare bie në ditët e punës dhe me vendim të Këshillit të Ministrave ose në kontratën kolektive është vendosur të punohet, puna e kryer ditën e festës zyrtare kompensohet me një shtesë page, jo më pak se 25 për qind ose me një pushim të barabartë me kohëzgjatjen e ditës së punës së kryer plus një pushim shtesë, jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune, që merret një javë para ose pas kryerjes së saj. 3. Kur festa zyrtare bie në ditët e pushimit javor, dita e hënë është ditë pune dhe puna e kryer kompensohet me një shtesë page prej 25 për qind”, -saktësohet në vendimin e miratuar dje. Pak ditë më parë, Komisioni i Ligjeve diskutoi gjatë ligjin për festat zyrtare, i cili ka shtuar në listën e festimeve dhe 8 Dhjetorin. Por pjesa më e debatueshme ishte pikërisht dita e pushimit, e cila u interpretua në mënyra të ndryshme. Me këtë ndryshim të ri, qeveria e sqaron dhe këtë pikë.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›