Festë dhe protestë

Euro 2012, i organizuar bashkërisht nga Polonia dhe Ukraina, filloi të premten. Festivali i futbollit kontinental, që do të zgjasë për një muaj, filloi me një ceremoni prej 20 minutash në praninë e 50 mijë spektatorëve në stadiumin National të Varshavës.
Një kombinim i muzikës dhe vallëzimit nga shtetet e Evropës Lindore dominoi ceremoninë. Bashkë-nikoqiri Polonia u takua me Greqinë, fituesin e befasishëm nga edicioni 2004, në ndeshjen e parë të gjithsejtë 31 dueleve që do të zhvillohen në tetë qytete të bashkë-nikoqirëve me finalen në kryeqytetin ukrainas, Kiev, më 1 korrik.
Interesant ishte pasqyrimi i të gjithë flamujve të 16 shteteve pjesëmarrëse në formën e koreografisë nga tifozët në tribuna. Por, jashtë stadiumit mbizotëroi një atmosferë e përzier. Pak para fillimit të ndeshjes Poloni – Greqi, radhë të gjata të tifozëve dhe femra protestuese gjysmë të zhveshura mbushën rrugët e Varshavës së kapluar nga shiu.
Përkrahësit, kryesisht me ngjyrat e kuq e bardh të Polonisë, mbushën zonën më të madhe të tifozëve në Stalin-era Palace of Culture, e cila mbante mbishkrimin “Warsaw Welcomes You”.
Derisa sirenat e para të 16 shteteve pjesëmarrëse shpërthyen në kryeqytetin polak, tifozët e rinj, por edhe ata të vjetër, mbushën qendrën e qytetit, disa duke rrahur tupanët, të tjerët duke kënduar, të gjithë të gatshëm për të shikuar përballjen e Polonisë me Greqinë në ndeshjen e hapjes.
Një rrebesh shiu filloi të zbehë shpirtrat pozitivë të përkrahësve jashtë stadiumit. Kurse, Femen, grupi i aktivisteve të zhveshura, shtuan ethet e fillimit të Evropianit duke brohoritur “F*** Euro” dhe duke u ankuar se gara do të ndihmojë rritjen e prostitucionit dhe trafikimit seksual në të dyja shtetet nikoqire.
“Atmosfera është duke u nxehur”, tha Karol Niedbal, 27 vjeç, punëtor i një kompanie farmaceutike, por i cili erdhi disa orë para ndeshjes në rolin e tifozit i shoqëruar nga shokët. Polonia ka njoftuar se pret deri 1 milion tifozë të vizitojnë shtetin para përfundimit të Kampionatit më 1 korrik, në finalen e kryeqytetit ukrainas Kiev.