E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda nuk do të ankohet për fyerje raciste

Holanda nuk do të bëjë ankesë zyrtare pas fyerjeve raciste që iu bënë disa lojtarëve të saj në seancën e parë stërvitore të hapur në Poloni.

Kapiteni Mark van Bommel tha se lojtarët me ngjyrë kanë qenë subjekt i fyerjeve, e janë quajtur majmunë në Krakov. Federata e Futbollit e Holandës tha se disa lojtarë kanë dëgjuar fyerje raciste. Këto fyerje ndodhën të mërkurën në Krakov, qytet ky që i pret tri kombëtare, përfshirë Anglinë.

Kjo është gjëja e fundit që UEFA dëshiron të dëgjojë dhe lajmi ka mbërritur edhe në kampin anglez. Ata do të stërvitin para mijëra tifozëve të premten dhe janë të vetëdijshëm për atë se çfarë mund të ndodhë.

Çështja e racizmit ka lënë hije të keqe në këtë garë, pasi edhe njëherë ka pasur fyerje të tilla. Çështja është e mbyllur tani, thanë zyrtarët e Federatës së Futbollit të Holandës për BBC Sport.

UEFA tha se ende nuk ka vendosur formalisht për ta hetuar këtë rast, por ata kanë bërë përpjekjet paraprake për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›