E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festë madhështore për Natën e Kadrit

Mungesa e një xhamie të madhe në kryeqytet, detyruan KMSH-në që të falte namazin e teravive në shesh të hapur.

Është hera e parë që Nata e Kadrit bëhet në shesh në mënyrë kaq madhështore, ndërsa i ftuar ishte edhe një nga lexuesit më të mirë të Kuranit në botë, Ahmet Naina. Bulevardi u mbush plot, teksa edhe kësaj here munguan vendet për të përmbushur kërkesat e besimtarëve për t’u falur.

Aktiviteti u shoqërua edhe me shpjegime rreth Natës së Kadrit nga teologët më të mirë në vend, ndërsa përfundoi me një lutje të gjatë për paqe e mirësi për të gjithë besimtarët dhe veçanërisht për kombin shqiptar.

“Nata e Kadrit është nata e begative të mëdha, e mirësisë, nata të cilën Zoti e ka caktuar që është e vlefshme sa një mijë muaj. Shpresoj që kjo natë dhe begatitë e kësaj nate të bashkojnë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të harrojnë ato halle që kanë dhe të bashkohen tek besimi në një Zot. Do të thosha që një nga mirësitë e shqiptare është se ne dimë të bashkohemi tek vlerat e përbashkëta, pavarësisht se nga vijnë ato”, tha nënkryetari i KMSH-së, Gazmend Aga. /Start/

                                                                                             2012-08-15 10:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›