E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Festfolk 2009", sot celet sipari ne Argjiro

Organizimi i Festivalit Folklorik Kombetar te Gjirokastres, i cili do te cele siparin e tij diten e sotme, perben nje nder evenimentet me te rendesishme per promovimin e tradites dhe kultures popullore shqiptare. Tashme ne qytetin e gurte kane perfunduar pergatitjet dhe gjithcka eshte gati per pritjen e pjesemarresve, te cilet prej datave 24-29 shtator do te sjellin ne skenen e gurte te keshtjelles se Argjirose koloritin dhe gjallerine e folkut shqiptar.

Organizatoret

Pergatitjet per realizimin me sukses te "Festfolk 2009" kane nisur muaj me pare.

Paralelisht, per kete eveniment jane realizuar nje sere punimesh ne skenen e tij dhe nderhyrje restauruese ne keshtjellen e Gjirokastres, etj. "Per te promovuar vlerat arkitektonike te Gjirokastres se gurte ne prag te celjes se FFK-se, qeveria shqiptare ka akorduar nje fond prej 8.2 milione lekesh, pervec fondit prej 1.2 milione eurosh qe zbatohet nga UNESKO", thote Spartak Drasa, drejtori i Kultures Kombetare ne Gjirokaster. Sipas tij, ky fond eshte perdorur per te permiresuar infrastrukturen e brendshme te kalase, ne prag te organizimit te "Festfolk 2009". I pranishem ne qytetin e Gjirokastres disa ore perpara fillimit te festivalit, ishte ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, i cili eshte shprehur optimist per suksesin e ketij edicioni te FFK-se. "Pergjithesisht duhet thene qe eshte punuar cilesisht dhe qyteti i Gjirokastres eshte gati per te pritur festivalin", eshte shprehur ai. "Mendoj qe gjithcka eshte bere gati, bazuar ne nje koncept baze qe kane realizuar si prefektura, qarku dhe bashkia, te cilat e kane pare organizimin e ketij evenimenti si nje delegim te kompetencave te qytetareve te Gjirokastres, per te deshmuar mikpritjen e qytetit", eshte shprehur ministri.

Risite

Sipas drejtorit te FFK-se, Esat Ruka, gjate 6 diteve te organizimit te festivalit ne skenen e kalase se gurte do te ngjiten rreth 1 mije artiste popullore, kengetare te folkut, valltare, instrumentiste popullore etj., te cilet do te perfaqesojne trevat folklorike te 12 prefekturave te vendit. Nderkohe programi i festivalit perfshin edhe pjesemarrjen e grupeve nga hapesira mbareshqiptare jashte kufijve te vendit, diaspora etj. Artistet popullore do te shpalosin ne skenen e festivalit larmine dhe koloritin e folkut tone, si dhe kostumografine popullore. Duke evidentuar problemet e hasura gjate edicioneve te kaluara te FFK-se, organizatoret kane vendosur ne menyre rigoroze qe te mos lejojne artistet te ngjiten ne skene, pa kostumet tradicionale te krahinave qe perfaqesojne. "Asnje artist nuk do te lejohet te ngjitet ne skenen e festivalit, qofte edhe me kepuce te zakonshme", thote Ruka. Ndryshe nga edicionet e kaluara, festivali do te kete edhe disa risi te tjera, qe tregojne rendesine e ketij manifestimi te madh te artit popullor. Eshte shtuar numri i artisteve popullore ne grupet pjesemarrese, nga 50 artiste ne edicionin e kaluar, ne 60 ne kete festival. Gjithashtu eshte shtuar dhe koha e konkurrimit ne skene, nga 20 minuta qe ishte ne festivalin e kaluar, kete edicion do te jete 30 minuta. "Nderkohe gjate diteve te ketij organizimi do te zhvillohen tryeza shkencore, ku do te diskutohet per problemet e folklorit dhe festivalit, si dhe do kete promovime botimesh te kultures popullore", thone organizatoret. Pjese e tyre do te jene edhe panairi i librit, ekspozita te veshjeve popullore, panairi kombetar i artizanatit etj.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›