E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret, me të varfrit në rajon

Pavarësisht deklaratave për rritje ekonomike, Shqipëria radhitjet si shteti me i varfër ne rajon, nder vendet kandidate për integrim ne Bashkimin Evropian. Lajmi është bere i ditur nga gazeta "Croatian Times", pas një sondazhi te zhvilluar lidhur me vendet te cilat synojnë te hyjnë ne BE. Sipas këtij anketimi, shqiptaret janë qytetaret me te varfër dhe niveli i jetesës është sa çereku i mesatares se shteteve evropiane. Para Shqipërisë ne këtë sondazh, janë radhitur te gjitha shtetet e Ballkanit, përfshi këtu edhe Bosnje Hercegovinën e cila kuotohet me 31%, Maqedonia me 36% dhe Serbia me 37%. Shteti me i pasur nga vendet kandidate për ne Bashkimin Evropian, gjithnjë sipas sondazhit, është Kroacia e cila kuotohet me 65%.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›