E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku nga bombolat e gazit

Tregu i shitjes se gazit te lëngshëm mbetet problematik, pasi pjesa me e madhe e tij është informal. Ky fakt mund te konsiderohet skandaloz jo vetëm ne kuptimin e abuzimit, por mbi te gjitha për rrezikun qe i sjell jetës se banoreve, nga tregtimi dhe përdorimi i bombolave te gazit jashtë kushteve teknike. Por nga ana tjetër, konsumatoret bien pre e mashtrimeve nga ana e këtyre bizneseve, pasi pesha e bombolave nuk është reale. Nisur nga kjo situate, e cila është me e theksuar ne kryeqytet, drejtoria e metrologjisë kërkon bashkëpunimin me qeverisje lokale për licencimin e tyre, meqenëse pjesa me e madhe e bizneseve janë te vogla. I ftohi i ditëve te fundit ka rritur ndjeshëm konsumin e gazit te lëngshëm, e për rrjedhoje, ka ndikuar edhe ne rritjen e çmimeve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›