Papa Benedikti thirrje per paqe ne bote

Papa Benedikti ka bërë thirrje për një takim botëror me liderët e besimeve fetare, në ditën botërore të paqes që të krishterët katolikë e përkujtojnë cdo 1 janar. Takimi mund të mbahet në qytetin e Asizit gjatë tetorit për të diskutuar metoda më productive në promovimin e paqes në botë. Papa ia kushtoi lutjen e tij në ditën botërore të paqes lirisë fetare dhe tolerancës. Në mesazhin e papës me rastin e Vitit të ri thuhet se fjalët nuk mjaftojnë për të sjellë paqen, sidomos kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, ku 2011 ka nisur me një sulm në një kishë në Egjipt.
“Fjalët nuk mjaftojnë për këtë detyrë të vështirë, ne kemi nevojë për angazhim konkret dhe të vazhdueshëm nga liderët e të gjitha kombeve”, ka theksuar Papa Benedikti përpara 10 mijë besimtarëve të mbledhur në basilikën e shën Pjetrit.
Takimi i paralajmëruar prej tij për në tetor pritet të mbahet në 25 vjetorin e një takimi të ngjashëm të organizuar nga Papa Gjon Pali në vitin 1986 dhe papa Benedikti kërkon të përsërisë takimin historic mes liderëve muslimane e cifutë sikundër dhe të besimeve të tjera.
Juli Prifti