Pergjaket viti i ri ne Egjipt 21 te vrare

Shpërthimi i një makine bombë jashtë një kishe në veri të Egjiptit e ka nisur përgjakshëm këtë vit në një nga vendet më të mëdha të Lindjes së Mesme. Qyteti i Aleksandrisë ka qenë skenë e masakrës ndërsa shpërthimi ka ndodhur kur besimtarët ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri duke vrarë 21 prej tyre. Burime të ministrisë së brendshme egjiptiane thanë se 43 njerëz të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, i cili ka shkaktuar edhe një valë të re protestash nga të krishterët në vendin musliman.
Grupe të krishterësh dhe muslimanësh janë konliktuar me njeri tjetrin, ndërsa dis makinave në rrugë u është vënë zjarri. Egjipti që këtë shtator do të mbajë edhe zgjedhjet presidenciale ka rritur masat e sigurisë përreth kishave, duke u ndaluar makinave të parkojnë afër tyre. Këto masa vijnë pasi një grup i lidhur me al Kaedën kërcënoi pak kohë më parë për sulme nga kishave në Egjipt. Bëhet fjalë për të njëjtën linjë sulmesh si ai që ndodhi gjatë nëntorit në një kishe të Bagdatit në Irak.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit nëpër rrugë, ndërsa ambulancat kanë ndihmuar të plagosurit. Ministria e brendshme egjiptiane tha se ka nisur hetimet për shpërthimin.
Juli Prifti