E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festival koreografie në Elbasan

"Rapsodi mbi temat e Paganinit", performuar nga Akademia e Arteve në Tiranë, me koreografi të Artan Ibërshimit, ka çelur natën e parë të aktivitetit "Skampa Dance Competition" në qytetin e Elbasanit. Organizatori i këtij aktiviteti, Artan Ibërshimi, pedagog i koreografisë në Akademinë e Arteve, ka theksuar se ky është një projekt në të cilin do të reflektohen zhvillimet dhe prurjet e reja koreografike. "Në përfundim të këtij festivali do të vlerësohen me çmime përkatëse krijimtaria dhe interpretimi koreografik", është shprehur Ibërshimi. Në këtë festival do të interpretohen katër stile kërcimi, dance kontemporane, dance teatër, dance modern dhe dance neoklasik. Në festival do të marrin pjesë trupat e "Akademisë së Arteve" Tiranë, "The new choreographic generation" ( Gjenerata e re koreografike) "Teatri i Kërcimit Shqiptar", "Kompania 3d- 3 dinamiche Itali", "Teatri i Operës dhe Baletit" Tiranë, "Baleti Nacional i Kosovës", si dhe "Natherland Dance Theater". Tre çmime do të shkojnë për krijimtarinë koreografike dhe tre çmime të tjera për interpretimin koreografik. Festivali realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bashkisë Elbasan, si dhe universitetit "Aleksandër Xhuvani".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›