Rrafshohet muri antik në Finiq
Në pjesën e banuar të tij, apo në atë që njihet ndryshe edhe si Finiqi i sotëm, ditë më parë është shembur një mur arkeologjik, i ngjashëm me murin e ujësjellësit të Justinianit në afërsi të Kranesë. Autori i kësaj ngjarjeje është një banor i fshatit, Thoma Fani, pronar i një banese që ndodhet në anë të rrugës. Me synimin për të rikonstruktuar banesën, është ndërhyrë edhe në murin arkeologjik. Për këtë veprim është vënë në dijeni edhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, specialistët e së cilës kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit për këtë ndërhyrje. Drejtori Ilir Papa shprehet se që nga ai moment, në vendin e ngjarjes është pezulluar ndërhyrja dhe nuk janë kryer veprime të mëtejshme. "Do të ngrihet një grup specialistësh në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Arkeologjisë së Shpëtimit për të vlerësuar nëse pjesa e shembur ishte një mur romak apo jo. Pas kësaj do të vendoset se si do të veprohet më tej", thekson Papa. Ndërsa ai thekson se ende mbetet për t‘u vlerësuar rëndësia e këtij muri, arkeologu Dhimitër Çondi, i cili ka qenë pjesë e ekspeditës italo-shqiptare që ka gërmuar edhe së fundmi në Finiq, shpjegon se ky mur ishte ndërtuar me teknikën romake. Ndërkohë, autoritetet e pushtetit vendor shprehen se kanë bërë denoncimin duke kërkuar edhe veprimin e institucioneve të specializuara si Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Sarandë dhe Ministria e Kulturës në Tiranë. Kryekomunari i Finiqit, Ziso Lluci, u shpreh se është në pritje të reagimit të këtyre strukturave. "Këtu çdo pëllëmbë është arkeologji. Jo pak prej objekteve arkeologjike të Foinikes së lashtë gjenden edhe në territore të banesave, të oborreve apo kopshteve të shtëpive", theksoi Lluci, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mungesa e informacionit mund ta rrezikojë këtë pasuri. Nga ana tjetër ai shprehet për mungesën e një harte të qartë arkeologjike. "Prej disa vitesh u kemi kërkuar drejtuesve të ekspeditës italo-shqiptare të na e siguronin këtë hartë, por kjo është bërë e mundur vetëm në shtatorin e sivjetshëm, kur kjo ngjarje tashmë ndodhi", shprehet ai.
Teknika e murit të shembur
Muri i shembur, sipas arkeologut Dhimitër Çondi, ka qenë ndërtuar sipas teknikës romake, në formë rrjete, gjë që ngjallte kureshtjen e vizitorëve që kanë nisur të përfshijnë në guidat e tyre edhe Finiqin. Dëmtimi i ndodhur nuk mund të anashkalohej nga ekipi i misionit arkeologjik italo-shqiptar. Burime të besueshme thanë se pjesëtarë të tij e kanë dokumentuar dhe botuar këtë episod te punimi shkencor "Foinike 1". Mësohet se dëmtimi ka ndodhur disa ditë para nisjes së ekspeditës arkeologjike shqiptaro-italiane. Enriko Xhorxhi, arkeolog italian, autor i botimit, ka bërë thirrje për ruajtjen e trakteve të tjera të mureve të tillë. Shqetësim kanë shprehur edhe arkeologë të tjerë shqiptarë, të cilët për kompetencë mësohet se i janë drejtuar institucionit më të ri, Agjencisë Shqiptare të Arkeologjisë së Shpëtimit.
Ekspedita
Ekspedita më e fundit arkeologjike italo-shqiptare kreu punime nga 5 deri më 30 shtator, në evidentimin e elementëve të rinj në teatrin antik, në pjesën e shkallareve të tij, si dhe në bazilikën e Akropolit e në Nekropol. Në të mësohet të jenë gjetur elemente të tjerë, që i përkasin periudhës helenistike dhe romake, si altari i bukur, që do të shërbejë për t‘u vizituar nga turistët etj.
Zona ku ndodhi shkatërrimi
Një pjesë e Foinikes së dikurshme shtrihet në fshatin e sotëm, qyteti i poshtëm, siç e quajnë arkeologët. Ai është ndërtuar në periudhën romake. Në sipërfaqe ndodhet nekropoli më i madh në vend, pas atij të Apolonisë. Në numrin e madh të varreve të datuara në shekullin IV para Krishtit, deri në periudhën romake, me konstruksion solid, janë gjetur një sasi e madhe objektesh, që shkojnë nga 5 në 35 për çdo varr. Kjo është lëndë për muzeumin e ardhshëm. Një pjesë e tyre gjenden në muzeun arkeologjik të Butrintit. Në pjesën e poshtme të qytetit gjendet edhe trakti i ujësjellësit të Justinianit, që i shërbente këtij qyteti. Këto rrënoja dhe trakte muresh e ndërtesa, përfshihen dhe alternohen me ndërtimet e sotme të fshatit Finiq. Jo pak prej tyre gjenden në oborret e shtëpive dhe plotësojnë guidën e turistëve vendas dhe të huaj, guidë e cila, krahas Akropolit, të ndodhur në majën e kodrës së Finiqit, plotësohet edhe me këto elemente. "Shekujt dhe brezat nuk i dëmtuan", vlerësojnë arkeologët". Ndërsa prishja dhe dëmtimi i tyre ndodh tani, kur edhe numri i institucioneve që merren me trajtimin dhe ruajtjen e tyre është rritur (janë rreth 20 të tilla). Kështu e shpjegojnë specialistë të kësaj fushe atë që ka ndodhur, kur është dëmtuar deri në rrafshim një mur në mes të fshatit, rreth 30 metra larg vendit ku kryqëzohet rruga kryesore e fshatit, me atë që çon në Akropolin e Finiqit të lashtë, rrugë kjo që përfaqëson një investim serioz të qeverisë shqiptare.