E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlera e arit arrin rekordin maksimal të të gjitha kohërave

Çmimi i arit dje ka shënuar një shifër rekord për të gjitha kohërat, duke u vlerësuar me 104015 dollarë onsi (28.35 gramë). Shkaku është rënia e dollarit dhe shndërrimi i arit në një metal shumë atraktiv për investitorët. Një situatë e tillë është krijuar jo vetëm nga rënia e dollarit, por edhe momenti teknik i blerjeve dhe shqetësimeve në lidhje me një inflacion potencial, duke qenë se bankat qendrore po luftojnë që të dalin përtej masave të jashtëzakonshme të stimulimit fiskal. Analistët janë shprehur me shqetësim në lidhje me mundësinë e rritjes së inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ekonomia e saj po e merr pak e nga pak veten. Hera e fundit që çmimi i arit shënoi një pikë të lartë të përmasave të tilla ishte marsi i vitit 2008. Që nga ajo periudhë është luhatur nën këtë çmim, për të shënuar një tjetër kufi dje. Sipas parashikimeve, çmimi mund të rritet edhe më në muajt në vazhdim, kjo nëse dollari do të vazhdojë që të bjerë. Kërkesa për ar është shumë e fortë aktualisht në Indi dhe komuniteti indian në të gjithë botën ndodhet në prag të festivalit të dritave dhe gjatë kësaj feste jepen zakonisht dhuratë bizhuteri të arta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›