Festivali Evropian i këngës: politikë me ciu-ciu
24/05/2005 Përfaqësuesit e katërmbëdhjetë vendeve që ishin përcaktuar qysh vjet dhe dhjetë gjysmëfinalistët që u zgjodhën mbrëmjen e së enjtes midis njëzet e pesë vendeve gjithsej, u mblodhën të shtunën në darkë në Kiev për të na dhënë për të pesëdhjetën herë atë që ishte ashtu siç ka qenë edhe natën e saj të parë: një farsë.
Në qoftë se ka një njeri të vetëm në botë që e merr seriozisht Festivalin Evropian, atëherë ai është idiot. Në qoftë se ata janë njëqind e njëzet milionë (afërsisht ky ishte numri i teleshikuesve që deklaroi TVSH-ja) atëherë bota ka njëqind e njëzetë milionë të tillë. Por që të kuptohemi, neveria që më ngjall ai aktivitet muzikor, të cilin sivjet ishte viti i dytë që e shikoja, është e papërkthyshme në fjalë, kështu që fjala idiot është në nivel komplimenti.
Çfarë pamë?
Pamë një tufë këngëtarësh mjeranë, që nuk mundën dot ta fshehnin theksin e keq të gjuhës angleze, as me dam-dumet e orkestrës në sfond. Pamë faktin që sot Bota nuk flet latinisht, vetëm ngaqë në kohën që Roma ishte perandori, nuk ishte shpikur televizori.
Pamë do njerëz – që përfaqësonin miliona – të gatshëm të braktisin çdo lloj individualiteti të vendeve nga vinin apo nga donin të arratiseshin.
Pamë faktin që për shumicën e vendeve kënga më e mirë rastiste të ishte kënga e fqinjit.
Pamë që për Estoninë kënga më e mirë ishte kënga zvicerane, ndërkohë që këngëtarët zviceranë ishin zviceranë siç ishte këngëtare e folkut shqiptaro-amerikan Eli Fara, e cila kishte shkuar në Amerikë dy javë a diçka e tillë para Festivalit Folklorik të Gjirokastrës.
Pamë që Greqia edhe vjet edhe sivjet i dha dhjetë pikë Shqipërisë dhe dymbëdhjetë Qipros, për grekët këto të dyja na bëkan vit për vit këngën e vendit të parë dhe të dytë.
Pamë që edhe vjet edhe sivjet Maqedonia i dha dymbëdhjetë pikë këngës, që gjithë të tjerët e kishin lënë në fund, Shqipërisë. Pamë që Shqipërisë i dhanë pikë ato vende, të cilat ose i kemi fqinje, ose u kemi shitur asete kombëtare.
Pamë që Turqia nuk na dha dymbëdhjetëpikëshin vetëm se i erdhi turp ta bënte diçka të tillë, për një këngë aq të dobët dhe jo se i pëlqeu më shumë kënga greke, apo siç tha komentatori shqiptar, që dikur e pyeti Ruslanën ç’ke ngrënë për darkë, ngaqë ka rregulluar marrëdhëniet politike me armikun e saj të përjetshëm, pavarësisht entusiazmit të komentatorëve shqiptarë, kur i mori pikët këngëtarja nga vendi i pronarit të AMC-së dhe Vadofonit... Pamë që drejtorin e Operas, kryetarin e jurisë së “Etheve” – ose inkubatorit të gurmazëve që qarkullojnë ajër me dredhje – drejtuesin e Orkestrës së Radio-Televizionit, atë që kolegu në studio e thërriste seriozisht maestro Zhani Cikon, t’u bënte thirrje nga ekrani shqiptarëve kudo në Botë që t’u thonin gjithë të afërmve të tyre, krushq e krushqella, të votonin për këngën e Ledinës ngaqë ishte shqiptare – dhe jo s’e kishte ndonjë arsye tjetër, për shembull, cilësia e muzikës, apo fiziku i këngëtares, që për hir të së vërtetës ishte edhe më i miri – i bindur që në Kiev kishte plasur sheshit votimi i Dushkut. Pamë që Shqipëria, vendi me popullsinë më të re në kontinent, nxori për të dhënë pikët nga Tirana një plak gjashtëdhjetë vjeçar, duke harruar që edhe ato pak sekonda janë shekuj imazhi. Pamë që Shqipëria, jo shumë kohë më parë e përbuzur nga Unioni frankofon, e bëri leximin e pikëve në frëngjisht njësoj si ish-kolonitë e Francës.
Dhe më e rëndësishmja e që ra shumë pak në sy, ose që nuk u vendos hiç në dukje: pamë faktin që këngët më të këqija, sipas votimit përfundimtar, ishin këngët e ish-Fuqive të Mëdha, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, ndërsa Italia nuk kishte qenë e denjë të merrte pjesë fare. Me pak fjalë, pamë një farsë, një shfaqje politike me ciu-ciu, një komunikim të denjë për banorë fshati të pandikuar nga asnjë lloj qytetërimi, sepse nuk ka kontakt me asnjë lloj qytetërimi tjetër, veç vetes. Dhe, shyqyr Zotit, që Ledina nuk u fut as në katërmbëdhjetëshe, pa le më të fitonte, se edhe unë do të kisha gëzuar e në thellësi do të më vinte turp nga vetja.