E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sezoni i verës, kujdes ushqimet

24/05/2005  Afrimi i sezonit të nxehtë të verës i nxit gjithnjë dhe më shumë njerëzit të dalin për të ngrënë jashtë, në restorante apo në lokale të freskëta. Por, kjo dëshirë mund të shoqërohet edhe me pasoja. Fillimisht, nëse dëshironi të hani jashtë shtëpisë, duhet të keni shumë kujdes për produktet ushqimore që do të konsumoni.

Temperaturat e larta, ushqime që nuk ruhen në ambiente të freskëta, apo janë të hapura, janë kushtet e përshtatshme për rritjen e mikrobeve, që mund të shkaktojnë sëmundje apo edhe diare, të dëmshme për organizmin. Ndaj gjatë këtij sezoni duhet të tregohet një kujdes i madh për ushqimet që do të konsumohen, për kushtet e tyre higjienike, mënyrën e duhur të konservimit, etj.

Kështu ushqimet e nxehta duhet të ruhen në një temperaturë mesatare 60-65 gradë, dhe ato të ftohta 10 gradë. Ndërkohë verërat dhe akullore duhet të konservohen në temperaturën e duhur. Duhet treguar kujdes të mos konsumohen ushqime si qofte apo produkte, të cilat mund të jenë përgatitur më parë dhe nuk janë të freskëta. E njëjta gjë vlen dhe për salcat apo ushqime të tjera, që kanë në bazë të tyre vezën si p.sh., majoneza. Kujdes edhe nga mishrat e gjalla, peshqve, molusqeve, apo pulës. Këto produkte mund të jenë të rrezikshme nëse nuk janë të gatuara si duhet.

Natyrisht që gjithçka varet nga higjiena e restorantit apo lokalit. Gjatë këtij sezoni rreziku për të pasur ndonjë helmim apo diare, si pasojë e ushqimit që kemi ngrënë, është më e madhe se në muajt e tjerë, ndaj më shumë kujdes për atë që konsumojmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›