“Ritestim të fëmijëve për të hyrë në shkollë tjetër”
24/05/2005 Shefi i sektorit, Tonin Pavaci, argumenton mbylljen e shkollave
Mund të quhen këto shkolla shkelëse të ligjit?
“Ata që kanë hapur këto shkolla pa licensë, kanë dëshmuar se janë shkelës të ligjeve në fuqi. Kërkesa e parë e ligjit për licensimin e institucioneve jopublike arsimore, është deklarata që duhet nënshkruar nga çdo subjekt që aplikon për licensë, se do të zbatojë me përpikmëri kërkesat e ligjit. Fakti që këto subjekte hapën shkolla para zyrtarizimit ligjor nga ana e Ministrisë së Arsimit, nënkupton se kemi të bëjmë me institucione ilegale arsimore.
Përse nuk u është dhënë licensë?
Secili prej këtyre institucioneve është njohur zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Arsimit, me argumentin dhe faktet që kemi të bëjmë me mosplotësim të kritereve, që do të bënin të mundur licensimin e tyre.
Si do të veprohet me nxënësit?
Drejtoritë arsimore rajonale janë të udhëzuara për të transferuar sa më shpejtë nxënësit e këtyre shkollave publike. Të gjithë ata që do t’i nënshtrohen një provimi special, bazuar në dispozitat e normat në fuqi, në mënyrë që ata të marrin dëftesën përkatëse”, njofton Ministria e Arsimit.
5 shkolla
“Drita”
“Univers”
“Fokus”
“Tirana jonë”
"Horizont"
Gjithsej: 132 fëmijë