E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbipeshën, fëmijët e evitojnë duke luajtur

24/05/2005  Fëmijëve u nevojiten vetëm 120 minuta aktivitet fizik në ditë për të luftuar mbipeshën dhe rrezikun e sindromit metabolik, hipertensionin, nivelin e lartë të glicemisë dhe niveli i mirë i kolesterolit.

Duket se fëmijët janë gjithnjë edhe më shumë mbipeshë dhe preken nga kjo sindromë, duke shkaktuar edhe një sërë sëmundjesh të tjera që lidhen me to. Sipas statistikave të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbipesha te fëmijët e grupmoshës parashkollore 3-5 vjeç ka kaluar nga 5.8% në vitet 1971-'74, në 10% në vitet 1988-'94, dhe në dy vitet e fundi ajo është rritur edhe 4 për qind. Ndërkohë që edhe në Kinë, një vend me rrezik të ulët të kësaj sindrome, duket se fenomeni i mbipeshës është shfaqur ndjeshëm në 10 vitet e fundit.

Fëmija mbipeshë lëviz më pak se bashkëmoshatarët e tij dhe ka një rezistencë më të vogël. Nisur nga kjo, mjekët thonë se mbipesha ktheh në një shteg të ri për sëmundjet e tjera metabolike. Sipas statistikave, sasia e ushqimit që konsumohet tani nuk ka ndryshuar krahasuar me vitet e mëparshme, pra fëmijët dhe njerëzit konsumojnë të njëjtën sasi ushqimesh.

Ndaj problemi qëndron në reduktimin e aktivitetit fizik. Sipas ekspertëve amerikanë, për të evituar mbipeshën te fëmijët në moshën parashkollore mjaftojnë 120 minuta aktivitet fizik në ditë. Tashmë është mëse e qartë se aktiviteti fizik redukton ndjeshëm rrezikun ndaj diabetit si dhe sëmundjeve të tjera metabolike, që ndryshojnë në bazë të peshës.

Specialistët gjithashtu këshillojnë që fëmijët të kalojnë më pak orë para televizorit dhe lojërave elektronike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›