Pa licensë, 5 shkollat private do të mbyllen

24/05/2005 Prindërit në Ministri: Nuk duam që fëmijët tanë të ndërrojnë shkollë
Pesë shkollat pa licensë përfundimisht do të mbyllen dhe nxënësit do të testohen përpara se sa të hyjnë në shkollat publike për të vazhduar vitin tjetër. Një grup prindërish takuan dje punonjës të Ministrisë së Arsimit dhe kërkuan zgjidhjen e këtij problemi. “Ministria e Arsimit ekzistonte dhe kur ne i regjistruam fëmijët në këto shkolla, pasi ato funksionuan një vit rresht, por u kujtuan vetëm tani në fund të vitit. Ministria duhet të mbrojë qytetarin”, thotë prindi i një fëmije, të regjistruar në shkollën “Tirana Jonë”.
Prindërit
Kuptohet, dëshira e tyre ishte licensimi i shkollave ku kanë regjistruar fëmijët, në mënyrë që të vegjëlit e tyre të mos ndërrojnë mësues. Por, përgjigjja e specialistëve të Ministrisë së Arsimit ishte se, kjo gjë është e pamundur. Në fakt, këto shkolla e kanë dorëzuar dokumentacionin për marrjen e licensës profesionale nga Ministria, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Prindërit thonë se kjo është thjesht një çështje konkurrence, mes shkollave më të hershme dhe shkollave të hapura rishtas, të cilat “i marrin” nxënësit shkollave “më të vjetra”. Pasi është vetëm një kategori e caktuar fëmijësh që mund të vazhdojnë shkolla private, të cilët dhe bëjnë zgjedhjen në këtë treg.
Ministri i Arsimit, Luan Memushi, deklaroi javën e kaluar se dëftesat e këtyre nxënësve do të njihen.
Jo pak, por 5 shkolla jopublike dhe 10 kopshte, gjithashtu private punojnë pa licensë nga Ministria e Arsimit. Ky problem doli mes diskutimeve në një takim me drejtorët e drejtorive të mbledhur nga prefektja e Tiranës, Mimi Kodheli. Problemi është se dëftesa e nxënësve që vazhdojnë këto shkolla, nuk njihet nga Ministria e Arsimit dhe këta nxënës nuk mund të ndjekin gjimnazin, kur të mbarojnë shkollën 8-vjeçare.
Problemi
Ndërkohë një prej shkollave private ka hapur dhe shkollë të mesme dhe janë dy vite me nxënës në vitin e parë dhe të dytë. “5 shkolla jopublike dhe 10 kopshte nuk janë të licensuar nga Ministria e Arsimit, pra nuk kanë marrë licensë profesionale. Një pjesë e mirë e tyre nuk plotësojnë kushtet për të funksionuar normalisht”, ka thënë drejtoresha e Arsimit të Tiranës, Majlinda Keta, në një mbledhje në Prefekturë, gati një muaj më parë. Tarifa e licensës nga Ministria e Arsimit për kopshtet është 30 mijë lekë të reja, ndërsa për shkollat 60 mijë lekë të reja. Por, ndërkohë këto institucione private paguajnë rregullisht tatim-taksat, pra janë të regjistruara dhe për këtë arsye e quajnë veten plotësisht legjitim. “Këto subjekte janë të regjistruar në zyrat e tatim-taksave, por nuk kanë leje nga Ministria e Arsimit. Për këtë arsye duhet që Ministria e Arsimit të na dërgojë një urdhër, që dhe ne t’i ç’regjistrojmë. Pra, rrjedhimisht, do të mbyllen”, ka thënë drejtori i Policisë Tatimore, Artur Duçkollari, në këtë mbledhje. Tashmë, Ministria e Arsimit ka vendosur që t’ua dërgojë këtë shkresë. Por, kur mbyllet një shkollë apo kopësht, problem mbetet sitemimi i fëmijëve që janë aty. Konkretisht, sipas ligjit, për t’u njohur këto dëftesa nxënësve që mbarojnë këto shkolla, në mënyrë që të nisin një shkollë tjetër, duhet të mblidhet një komision që bën shqyrtimin e programit që kanë mësuar nxënësit dhe në fund komisioni vendos për njohjen, ose jo të këtyre dëftesave.
Shkollat bëhen 9-vjeçare,
licensën e kanë për 8-vjeçare
Shkollat kanë hapur gjimnaze, por kanë licensë vetëm për shkolla 8-vjeçare. Problemi është se këtë vit po aplikohet sistemi 9-vjeçar dhe gjimnazi do të jetë vetëm 3 vjet. Kështu që punën e këtij viti, këto shkolla po e justifikojnë me licensën që kanë për shkollë 8-vjeçare, ndërkohë që kanë depozituar kërkesën për licensë në Ministrinë e Arsimit. Nëse nuk marrin licensë, problemi do të jetë i dukshëm kur të mbarojnë klasën e nëntë, apo vitin e tretë gjimnaz.