Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i këngës qytetare starton në Shkodër
Ka nisur në Pedonalen e Shkodrës festivali Folklorik Tipologjik i Këngës Qytetare i organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, por në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës. Për rreth dy orë kënga është përcjellë në një mjedis të bukur tinguj po aq të bukur që janë ndjekur nga shumë banorë dhe ekspertë, muzikologë dhe këngëtarë.
Në këtë festival do të marrin pjesë grupe artistike nga 10-të qytete të Shqipërisë dhe qytete shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë e Malin e Zi. Në natën e parë kanë dhënë shfaqe Elbasani, Berati, Peshkopia dhe Tetova dhe ditën e dytë do të japin shfaqjet e tyre Shkodra, Kavaja, Vlora, Prizreni dhe Gjakova. Në përgjithësi publiku ka mbetur i kënaqur dhe sidomos kostumografia dhe melodia e trevave shqiptare, ka qenë e mrekullueshme. Në raport në organizimet e tjera ky festival ka qenë mjaft normal dhe në një kohë rekord. Megjithatë kanë rënë në sy motive të cilat me të vërtetë janë perla të muzikës qytetare shqiptare, por që nuk janë ngritur në kohën e sotme në një stad të ri përpunimi dhe interpretimi, pa prishur traditën dhe pa ndryshuar përmbajtjet. Festivali vazhdon në Pedonalen e Shkodrës edhe pse vetëm 60 metra më larg është një aktivitet Jazzi, dhe që të dy lëshojnë tinguj e tyre, duke i bërë shkodranët të vërtiten sa në njërën anë të pedonales në tjetrën.