Intership, 2009 rikthim të studentëve të talentuar në Shqipëri
Të rinjtë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, marrin eksperiencë, shkollim të nivelit të lartë, kulturë e mënyrë globale të menduarit dhe etikë të lartë në punë. Këta studentë, konsiderohen si një nga faktorët më të domosdoshëm për rigjenerimin e ekonomisë shqiptare dhe zhvillimin e qendrueshëm të Shqipërisë drejt standarteve europiane. Vlerat dhe eksperienca e fituar prej tyre, nëse do të aplikohet në institucionet shqiptare do të japë një kontribut të vyer në procesin e integrimit të vendit në strukturat europiane. Projekti për kryerjen e “Internship-eve” në Administratën Publike dhe bizneset private do të shërbejnë për të ndihmuar kthimin në Shqipëri të studentëve të talentuar që studiojnë jashtë vendit. Rrjeti ASAN, krijon infrastrukturën për kthimin në atdhe të studentëve duke u dhënë mundësinë e një punësimi në institucione dhe kompani private. Internship 2009 “Rikthim dhe Punësim” u mbështet nga Departamenti i Administratës Publike dhe kompania celulare AMC.