E Hënë, 2 Nëntor 2026

Masakër në bazën ushtarake, 12 viktima e 31 të plagosur

12 të vdekur dhe 31 të plagosur. Ky është bilanci i masakrës që tronditi një ditë më parë bazën ushtarake Fort Hood në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Autor i kësaj ngjarjeje është psikiatri në këtë bazë ushtarake, Nidel Hasan Malik 39 vjeç. Gjithçka ndodhi në qendrën e kontrollit të shëndetit mendor, ku ushtarët po testoheshin për herë të fundit përpara nisjes për në mision në Irak. Ndryshe nga sa ishte lajmëruar më parë, se Malik u vra gjatë sulmit, ai është gjallë. Dy personat e tjerë që dyshohej të ishin bashkëpunëtorë në këtë masakër u liruan. Agjentë të FBI-së dhe Suat kanë kryer kontrolle të imëta në apartamentin e Malik në Killin për të gjetur shpjegim lidhur me këtë ngjarje. Autoritetet vendore e cilësuan masakrën më të rëndë të ndodhur në bazën ushtarake militare. Gjenerali Bob Kone tha se në momentin e ngjarjes, Koun kishte në dorë dy armë, njëra prej tyre gjysmë automatike. Presidenti amerikan e cilësoi ngjarjen "të tmerrshme" dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave. Fort Hood është baza më e madhe ushtarake amerikane, në të cilën janë të pozicionuara më shumë se 40 mijë ushtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›