E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neptun, Dyqan i ri në Lushnje

Hartës së shtrirjes gjeografike të dyqaneve Neptun i është shtuar edhe qyteti i Lushnjes. Ditën e sotme është inaguruar qendra e 10-të saj. Dyqani është pozicionuar në Bulevardin kryesor dhe ka një sipërfaqe prej 300 metra katrorë. Hapja e këtij zinxhiri të dyqaneve Neptun vjen pas prezencës më të fundit në qytetin e Korçës dhe suksesit të konfirmuar atje.
I menjëhershëm ka qenë dhe interesi i qytetarëve të cilët janë dyndur menjëherë për të provuar larminë e produkteve që Neptun ofron për konsumatorët. Ata janë bërë pjesë e blerjeve të Neptun duke i cilësuar produktet më të mirat dhe me çmimet më të leverdisshme në treg.
Me një eksperincë 16-vjeçare në tregun shqiptar kjo kompani tashmë ka një prezencë të konsoliduar në shijet e konsumatorëve. Modeli që Neptun i imponon tregut shqiptar është i njejtë me standartet që ka çdo treg europian. Produktet janë një reflektim i nevojave të konsumatorit dhe ky është çelësi i një biznesi të suksesshëm që i reziston kohës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›