Festivali "Marie Kraja" në edicionin e nëntë
Nis sot në mbrëmje edicioni i nëntë i festivalit ndërkombëtar operistik "Marie Kraja". 16 konkurrentë, 7 prej të cilëve janë shqiptarë, do të ngjiten në skenën e Akademisë së Arteve. Ndër emrat konkurrentë këtë vit janë: Sindi Mamaqi, aktualisht studente në vitin e dytë në Akademinë e Arteve, Sofia Shuke, e cila ka përfunduar studimet e larta dhe një specializim si soprano lirike në Itali, Roel Llupa, Anjeza Agolli e Klodiana Brahimi. Duke qenë se Shqipëria është anëtare e "Opera Europa", këtë vit presidenti i saj do të jetë Nickolas Payne, si dhe kryetar i jurisë së festivalit "Marie Kraja". Edhe këtë vit struktura e festivalit do të mbetet e pandryshuar. Të 16 konkurrentët për çmimin e madh do të konkurrojnë me dy arie të mëdha. Mbrëmja e sotme do të shënojë hapjen e festivalit, ndërsa më 26 do të jetë nata finale e festivalit.