Të tjera shuplaka republikane për MekKeinin
Një spot republikan i shfaqur këto ditë e konsideron Obamën fitues të zgjedhjeve dhe sugjeron se zgjedhësit duhet t‘ua japin votën senatorëve republikanë, në mënyrë që demokratët mos të shtien në dorë si qeverinë, ashtu edhe Parlamentin
Sikur të mos mjaftonte qëndrimi i Kolin Pauell, tani kandidatit 72-vjeçar i vihet kundër edhe Skot MekKlelan, ish-zëdhënësi i Xhorxh Bushit, një tjetër republikan me peshë që e sheh Obamën si zgjidhjen e duhur
Pas ish-sekretarit të Shtetit, Kolin Pauell, një tjetër ish-eksponent i administratës Bush ka vendosur ta tradhtojë partinë republikane, duke mos e mbështetur kandidatin e saj, Xhon MekKein. Kësaj here është Skot MekKlelan, edhe ky nga Teksasi, ish-zëdhënës i Presidentit Xhorxh Bush dhe ende sot republikan deri në palcë. "Obama ka shanse më të mëdha për të realizuar ato ndryshime për të cilat Amerika ka aq shumë nevojë", shpjegoi MekKlelan gjatë regjistrimit të një spektakli televiziv, që do të transmetohet sot në valët e rrjetit televiziv, CNN.
Libri me kujtime
Por shuplaka e fundit në fytyrat e dyshes MekKein-Palin, tani, vetëm dhjetë ditë nga zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit, ishte diçka që pritej të ndodhte. MekKlelan kishte bërë zhurmë që në stinën e zgjedhjeve brenda partive, falë publikimit të librit me kujtime, me titull "Çfarë ndodhi", shkruar për periudhën kur punoi në Shtëpinë e Bardhë, ku kritikonte ashpër Presidentin Xhorxh Bush, nga i cili konsiderohej si një prej bashkëpunëtorëve më të afërt.
Libri i MekKlelan, i cili mbeti në listat e bestsellerëve për javë të tëra, akuzonte Bushin se e kishte gënjyer atë vetë dhe gjithë amerikanët për luftën në Irak, duke mos u treguar i sinqertë dhe duke ekzagjeruar rreziqet që u sillte amerikanëve arsenali ushtarak i Sadam Huseinit.
Disa republikanë e sulmojnë Obamën si President
Një spot republikan i shfaqur këto ditë e konsideron Obamën fitues të zgjedhjeve dhe sugjeron se zgjedhësit duhet t‘ua japin votën senatorëve republikanë, në mënyrë që demokratët mos të shtien në dorë si Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe Parlamentin. Spoti në fjalë drejtohet kundër Kej Hagan, rivales zgjedhore të senatores republikane Elisabet Doil. Është 30-sekondësh dhe përmes tij Komiteti Kombëtar i Senatorëve Republikanë i paralajmëron votuesit për rrezikun që demokratët mund të shtien në dorë si Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe Kongresin. Në rast se Kej Hagan fiton, thotë spoti, demokratët do të kenë në dorë "një çek të bardhë". "Këta liberalë duan të shtien në dorë kontrollin e plotë të qeverisë në këtë kohë krize; të gjitha segmentet e qeverisë", vëren zëri i narratorit. "Pa baraspeshë nuk ka debat, nuk ka pavarësi. Kjo e vërtetë qëndron pas Kej Hagan. Nëse ajo fiton, demokratët do marrin një çek të bardhë".
"The New York Times"
Lajmi i keq i radhës për MekKeinin vjen nga gazeta më prestigjioze e shtypit amerikan. Edhe "New York Times" vendosi të hiqte dorë nga qëndrimet e rezervuara, duke u vendosur zyrtarisht në krah të Obamës. "Jemi të bindur se zotëron dëshirën dhe aftësinë për të ndërtuar konsensus të gjerë politik, thelbësor për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve nëpër të cilat po kalon tani vendi ynë", shpjegonte në editorialin e djeshëm (i publikuar paraprakisht në sitin e saj në internet) gazeta njujorkeze.
"Times"
Nëse gjatë primareve demokrate revista "Times" kishte mbështetur pa dorashka Hilari Klinton, tashmë është e bindur se "Obama ia ka dalë të shumëzojë me zero çdo lloj rezerve të mëparshme". Megjithëse duhet vërejtur se që atëherë stafi drejtues i gazetës qe i ndarë më dysh mes kandidatit me ngjyrë dhe ish-zonjës së Parë.
"Obama ka ditur të tërheqë legjione të tëra votuesish të rinj falë mesazheve të forta të shpresës, shanseve, apeleve për sakrifica kolektive dhe për përgjegjësi shoqërore", shpjegon një editorial i revistës "Times". "Ka treguar se e ka kokën në vendin e duhur dhe gjykimin të shëndoshë". "Zgjedhja mes Obamës dhe rivalit të tij, MekKeinit, qe më se e thjeshtë", nënvizon editoriali. "MekKeini, të cilin e përcaktuam si kandidatin republikan gjatë primareve, shkeli mbi parimet dhe reputacionin e vet për t‘u bërë qejfin pretendimeve të pafundme dhe vizionit miop të së djathtës ekstreme të partisë së tij".
Edhe evropianët pro Obamës
Për senatorin me ngjyrë po brohorasin tani edhe evropianët. Një gjë të tillë e bën me dije sondazhi më i fundit i realizuar nga instituti "Harris" për llogari të televizionit francez "France 24" dhe të përditshmes "International Herald Tribune", sipas të cilit, përjashto Britaninë e Madhe, e gjithë Evropa bën tifozllëk për Barak Obamën. Obama parapëlqehet në dëm të rivalit republikan nga 78 për qind e francezëve, 72 për qind e gjermanëve, 68 për qind e spanjollëve, 66 për qind e italianëve dhe 46 për qind e britanikëve.
Sondazhet në Evropë dhe ShBA
Sa për probabilitetin konkret që një njeri me ngjyrë të marrë në dorën zyrën më të rëndësishme në botë, 58 për qind e italianëve e konsiderojnë "shumë pozitiv" efektin që do ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një zgjedhje e tillë. Në të njëjtën mënyrë mendojnë 71 për qind e gjermanëve, 66 për qind e francezëve, 46 për qind e anglezëve dhe 54 për qind e spanjollëve. Për evropianët, gjetja e një zgjidhjeje të kënaqshme për krizat e Irakut e të Afganistanit konsiderohet një prej prioriteteve kryesore dhe Obama vërehet si personi më i aftë për menaxhimin e këtyre dy luftërave, ashtu si edhe kur vjen fjala për zgjidhjen e krizës ekonomike apo për ngrohjen globale.
Nga ana tjetër, MekKein gëzon më shumë mbështetje në çështje si lufta kundër terrorizmit. Por duhet vërejtur se rezulton në rënie në rezultatet e të gjitha sondazheve (përjashto atë të "Associated Press", i cili u jepte të dy rivalëve shanse thuajse të barabarta), ndoshta për shkak se u la shumë vend në fushatën e vet sulmeve negative kundër Barak Obamës, në vend që gjithë atë kohë dhe energji ta shpenzonte duke shpalosur programin e vet elektoral. Sipas një sondazhi të realizuar nga "Cbs/New York Times" rezulton se 64 për qind e të anketuarve mendojnë që kandidati republikan duhet t‘i kushtojë më shumë kohë shpjegimit të planeve që ka ndër mend të vërë në jetë me të fituar zgjedhjet presidenciale. Për 69 për qind të subjekteve të sondazhit, Obama u kushton më tepër kohë propozimeve për Amerikën e së ardhmes, se sa sulmeve ndaj rivalit.