Xheneta Kadillari: Piktura ime kushtuar femrës
Kur ajo merr penelin në dorë dhe derdh bojën në telajo, gati-gati nuk e di se çdo të ngjasë me veprën e saj... e merr rrjedha dhe është piktura ajo që e drejton. Xheneta Kadillari është e ndjeshme, e do pikturën, madje shumë... Nëse e pyet a i numëron dot vitet që e lidhin me të, përgjigjja është e thjeshtë: "Gjithë jetën!" Piktorja shkodrane ka çelur në galerinë "Kledio" në Tiranë prej pak ditësh ekspozitën e saj personale me rreth 45 punime. "Kisha kohë pa e hapur një ekspozitë, e ndieja se kishte ardhur momenti. Kam përzgjedhur krijime të kohëve të fundit, por edhe ndonjë më të vjetër se aq. Sipas mendimit tim janë vepra që rrinë mirë me njëra-tjetrën dhe që gjenden mirë në të përgjithshmen e saj. Është si një rindezje e motorëve", thotë ajo, ndërsa të drejton para tablove, të cilat kryesisht i ka punuar gjatë viteve të fundit. Tek-tuk gjen edhe ndonjë më të vjetër akoma, siç është piktura e vitit 1991...
Një vajzë në breg të Bunës. Sipër në kodër shpërfaqet kalaja e Rozafës. Ngjyra vjeshte, ajo e trishtë, e qetë në dukje, mbështetet në një mështekne, ndërsa përcjell me qëndrimin disi të shpenguar një botë të tërë ndjenjash dhe ngjyrash gjithashtu...
Aty pranë gjendet edhe një tjetër vajzë... Në tablonë përbri, ai i ka kthyer krahët asaj... E vetme, gjithashtu, e ulur mes mështeknash (njësoj si "mikesha" në tablonë përbri) edhe ajo rrëfen një botë të tërë mendimesh...
Gruaja zë një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e Xheneta Kadillarit. Shpesh, atë që nuk mund ta thotë me fjalë, atë që zëri nuk e përcjell dot, piktorja mundohet ta sjellë me anë të pikturës së saj. "Kam dobësi për figurën e gruas. Me mënyrën time, që është piktura, dua t‘i dal në mbrojtje, sepse mendoj që në vendin tonë ajo është shumë e pambrojtur. Mundohem që nëpërmjet artit tim të shpreh pikërisht ato që unë ndiej kundrejt seksit të dobët. Janë të shumtë ata që femrën e shikojnë vetëm sa i përket anës së jashtme, por ana shpirtërore e saj ka shumë më shumë për të rrëfyer, edhe pse është më pak e vlerësuara. Këtë e shikoj kudo, madje edhe në pikturë. Mua vetë më ka ndodhur të paragjykohem me punët e mia, shpesh kam dëgjuar reagime të tipit: ‘ti i ke bërë këto punë?‘ - kjo vetëm sepse unë jam femër e u është dukur e pabesueshme të punoj në të tillë mënyrë", komenton Xheneta.
Por jo vetëm gruaja zë një vend të rëndësishëm në pikturën e Xheneta Kadillarit... Pjesë e saj janë edhe dy qytete shumë të dashura për të. E para vjen Shkodra, me godinën dhe arkitekturën e saj karakteristike "pak e zymtë, sepse aty bie shi gjithnjë...". Pak e zymtë ndoshta edhe për faktin se përkujdesja ndaj "djepit të kulturës" nuk është aty ku duhet. "Shkodra është e imja, e dua shumë dhe mundohem ta nxjerr me të gjitha karakteristikat e saj. Ajo njihet për ditët me shi, ditët e lagështa dhe mundohem ta paraqes pikërisht ashtu siç është, me të gjitha karakteristikat e saj, me të gjitha rrugët e saj të bukura. E dua arkitekturën e saj", thotë ajo. Po kaq shumë do edhe Korçën, "Parisi i vogël, kjo shprehje përkon shumë me këtë vend". E do edhe Korçën shumë, edhe pse arkitektura e saj i ngjan me të Shkodrës. "Më duket sikur këto dy qytete kanë shumë të përbashkëta, përjashto këtu faktin se Korça ka ditë më me ngjyra e me diell, por të dyja qytetet më ngacmojnë shumë në pikturë", komenton piktorja shkodrane.
Kështu, grinë e Shkodrës ajo e kompenson me shkëlqimin e Korçës, sepse në "Parisin e vogël" gjen dritë me bollëk, ngjyra të bukura, (sidomos në vjeshtë) një muzë e vërtetë për piktorin.
Por në Korçë ajo ka gjetur edhe mështeknat... motivin e pikturës së saj. "Kjo pemë është e preferuara ime... është motiv që mbizotëron në pikturën time. Nuk e di nga më vjen e gjithë kjo lidhje pikërisht me mështeknat. Ndoshta sepse është një pemë që sipas meje kombinon shumë bukur me sensibilitetin e femrës. Herë-herë më duket se trungu i saj ngjan me trupin e një femre, ndërsa vragat që ka mështekna në trung me portretet njerëzore. E kam vënë re se kur kjo pemë ka qenë pjesë e pikturës sime, atëherë edhe vlerësimet kanë qenë më të mëdha".
E me peizazhet, kompozimet, nudot gjithashtu, Xheneta Kadillari ka rrëfyer në ekspozitën e cila do të qëndrojë e hapur edhe pak ditë, pikturën, artin e saj të cilin e do shumë. "Falënderoj Zotin që më ka dhënë këtë talent. Me pikturën kam gjithë jetën që merrem dhe nuk kam për t‘iu ndarë kurrë", thotë ajo, ndërsa kujton edhe fillimet, kohën kur udha e saj u kryqëzua përfundimisht me pikturën. E në të vërtetë jeta e saj është e lidhur ngushtë me pikturën. Bashkëshorti saj, Agim Kadillari, është gjithashtu piktor... I kujton shpesh fjalët e profesorit të saj, Danish Junikut, i cili i thoshte të bënte kujdes, që arti i të dyve të mos shoqërizohej me njëri-tjetrin. Duhej që ajo të ruante identitetin e saj në pikturë... dhe këtë është munduar të bëjë gjatë gjithë bashkëjetesës së saj, me piktorin Agim Kadillari... "Fakti që bashkëshorti im është piktor më ka ndihmuar shumë. Asnjëherë nuk kam dashur që piktura jonë të ketë të përbashkëta, edhe pse me vitet, aty këtu ndonjë detaj edhe e gjen. Por ne të dy kemi një pikturë të kundërt. Unë jam më ekspresive, kërkoj të nxjerr diçka nga hiçi, ndërsa Agimi është më klasik, më i mbyllur në formë, më i pjekur në ngjyrë e kërkon ajo të jetë më pompoze", thotë Xheneta.
Ajo rrëfen në pikturë atë që ndien dhe e hedh ashtu... pa u menduar gjatë, sepse ajo pikturon atë që e frymëzon dhe i fal emocione. "Unë nisem nga gjëra të thjeshta të jetës së përditshme, sa u përket ngjyrave... nuk di të zgjedh. Nuk i ndaj dot, sapo vendos të parën, ato nisin e rrjedhin vetë, më marrin me vete e unë i dua shumë të gjitha. Më pëlqen sidomos kur kuptoj se ai që e shikon pikturën time arrin të gjejë veten aty".
Xheneta Kadillari, përpos ekspozitave të përbashkëta, ka çelur edhe një numër të konsiderueshëm ekspozitash vetjake. Pas kësaj ekspozite, ajo do të shkojë në Korçë për të marrë pjesë në aktivitetin "Ditët e pikturës", ku do të realizojë një cikël me mështeknat që aq shumë i do.