Sarah Palin, kandidate presidenciale në zgjedhjet e 2012-ës
Republikanët konservatorë janë shumë
entuziastë për performancën e kandidates
për zëvendëspresidente të Shteteve
të Bashkuara, madje deri në atë shkallë sa
ta konsiderojnë si kandidate të mundshme
të partisë së tyre për zgjedhjet e vitit 2012.
"Sarah është personi i duhur", tha një drejtues
i konservatorëve, që tashmë është i
bindur, si edhe shumë të tjerë brenda partisë
së tij, se MekKejn nuk ka shanse fitoreje.
"Partia është e përçarë dhe vetëm Sarah
mund ta bëjë bashkë. Ne kemi nevojë për
dikë që të vijë nga jashtë Uashingtonit dhe
të përfaqësojë aspiratat e amerikanit të zakonshëm".
Palin duket se po e distancon
paksa veten nga MekKejn dhe po e pozicionon
gjithnjë e më tepër veten si një kandidate
që po kandidon për veten e saj, pak
a shumë siç bëri në vitin 2004 John Eduards,
kur ishte në kandidim me John Mk
. Ajo përsërit vazhdimisht se do të jetë
më agresive ndaj Obamës, në kundërshtim
me MekKejn, madje është shprehur edhe
kundra disa taktikave elektorale të stafit të
MekKejn. Ajo ka pasur kundërshti ndaj
MekKejn në lidhje me politikën e tij ndaj
Pakistanit apo Koresë së Veriut. Ndërkohë,
ka nga ata që mendojnë se bëhet fjalë për
gafa të Palin, që ilustrojnë mungesën e përvojës
së saj në politikën e jashtme dhe të
tjerë që mendojnë se ajo po e dëmton qëllimisht
kandidatin republikan. Ajo edhe e ka
deklaruar se nuk ka qenë dakord me
mënyrën se si është "trajtuar" nga fushata
e MekKejn, e cila e mbajti jashtë vëmendjes
së mediave për një kohë të gjatë. E ndërsa
një pjesë e republikanëve e mendojnë atë
si kandidate të mundshme për zgjedhjet e
ardhshme, ka nga ata që mendojnë se reputacioni
i saj është seriozisht i dëmtuar dhe
se tashmë ajo nuk mund të jetë një figurë
që përfaqëson unitet.