Festivali Merle 2008

MerleFest 2008Në javën e fundit të prillit, rreth 80 mijë njerëz që nga Japonia, Australia, e deri tek Gjermania u mbodhën në qytetin Wilkesboro të Karolinës së Veriut për Festivalin Merle, që ka marë emrin MerleFest, e që mbahet çdo vit në kujtimin të Merle Watson-it dhe për të shprehur respektin dhe dashurinë për babanë e tij Doc. Në këtë festival vinë muzigaktë të tillë të shquar si Bela Fleck, Marty Stuart dhe Levon Helm.
Jim LauderdaleFitusi i çmimit Grammy, këngëtari dhe kompozitori Jim Lauderdale ishte mes më shumë se 100 artistëve që dhanë shfaqje në 14 skenat e Merlefest në kompleksin e kolegjit të Wilkes-it. Kjo është kënga e tij "This is the Last Time I'm Ever Going to Hurt":
Jim Lauderdale: "This is the Last Time I'm Ever Going to Hurt"
Por çfarë është e veçanta e këtij festivali? Përse njerëzit flasin me kaq pasion për të? Dhe përse është kaq i admiruar Doc Watson?" Sepse, thotë Jim Lauderdale, ai është arkitekti i atij stili të muzikës për kitarë që ka influencuar artistë të famshëm si Clarence White, Tony Rice dhe Jerry Garcia. Dhe tani Doc Watson duke luajtur "Doc's Guitar":
Doc Watson: "Doc's Guitar"
Doc WatsonDoc dhe i biri, Merle Watson, kishin dhënë shfaqje dhe kishin incizuar së bashku pjesë të ndryshme për 20 vjet dhe kishin fituar 4 çmime Grammy, para se një aksident tragjik në fermë i dha fund partneritetit të tyre. Festivali i parë Merle u mbajt dy vjet më vonë, për nder të Watson-it të ri. Ndryshe nga shumë festivale, MerleFest është aktivitet jo-fitim prurës, por ai ka ndihmuar për të grumbulluar fonde për të përmirësuar mjediset e kolegjit dhe për bursa për studentët. Tish Hinojosa mori pjesë këtë vit për të tretën herë në këtë festival dhe këndoi këngën "Atlantico”. Ta dëgjojmë:
Tish Hinojosa: "Atlantico"
Tish Hinojosa
Që kur u largua nga Teksasi për t'u vendosur në Gjermani, kjo ishte hera e parë që Tish Hinojosa vinte në MerleFest dhe si shumë artistë të tjerë ajo thotë se një nga interpretimet e shumëpritura të saj ishte të shikonte 85-vjeçarin Doc Watson-in të luante në kitarë.
Vetë Doc Watsoni asnjëherë nuk pranon të thotë se kush është artisti i tij i preferuar, por ai thotë se gjithmonë i pëlqen takimi me bandën Frosty Morn me të cilën ka dhënë shfaqje i biri Merle.
MerleFest 2008 - Skena WatsonKy grup tashmë është shpërndarë, por mblidhet për të dhënë shfaqje vetëm në MerleFest. Ja kënga e tij "Walking in Jerusalem”. Dhe me këtë këngë, të dashur dëgjues, vimë në fund të të këtij edicioni të Zërit të Amerikës, duke ju falenderuar për vemendjen, ditën e mirë.
Frosty Morn: "Walking in Jerusalem”
//iç//