E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Kuper, alibi për Interin

Presidenti i Parmës, Tomaso Girardi, ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga puna trajnerin e skuadrës, Hektor Kuper, vetëm një javë para ndeshjes me Interin. "E bëra këtë zgjedhje për të mirën e skuadrës, por jam i çuditur nga disa deklarata që e shohin këtë si favor ndaj Interit. Në këtë mënyrë unë u kam hequr lojtarëve një alibi, pasi ata mund të mendonin për të gjitha gjërat që i kanë ndodhur Kuperit gjatë periudhës kur drejtonte Interin. Më vjen keq që Kuper mbeti i zhgënjyer", tha Girardi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›