E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Monodramës shpall fituesit



Në ditët e festivalit të monodramës aktorët profesionistë pjesëmarrës interpretuan, bashkëbiseduan dukë shënuar një grupim miqësor e atmosferë festive, por edhe duke lënë të hapur mundësinë e një ritakimi tradicional të monodramës në teatrin “Petro Marko” ne Vlorë. Anëtarët e jurisë, Margarita Xhepa, Miho Gjini e Birçe Hasko, vendosën të japin 3 çmime të para, pasi garuesit profesionistë ishin cilësisht mirë. Kështu juria me çmimin e parë të festivalit vlerësoi Hajrie Rondon, Dhimitër Orgockën dhe Ilirian Alin, mes 6 interpretimeve në ditët e takimit kombëtar të monodramës, mbajtur në Vlorë. Për shkak të sezonit veror a për arsye të tjera, Festivali i Monodramës në Vlorë, nuk ka pasur një numër të madh shikuesish me përjashtim të mbrëmjes të fundit të tij, natë që shënoi rikthimin në skenë të aktorit vlonjat, Lefter Simoni. Ndërkaq, dy nga kritikët e njohur të artit si Josif Papagjoni e Adriatik Kallulli, duke ndjekur shfaqet u kujtuan pjesmarrësve se duhet punuar më shumë në zgjedhjen e pjesëve, aktorëve apo regjiosrëve, pasi trekëndëshi “aktor – shfaqje – regji”, duhet të jetë funksional në mënyrë që monodrama të përcillet te publiku. Kritiku Papagjoni theksoi se teatri në përgjithësi, te ne, është në parametrat provonciale, e për këtë, sipas tij mjafton të shohim mungesën e vlerësimeve europiane për aktorët dhe shfaqjet shqiptare. Po kështu, për kritikun Adriatik Kallulli, përsoja e figurës së interpretimit duhet shoqëruar edhe me një skenografi me elementë më të pasur. Fakti që në qendër të gjithë monodramave të interpretuara është fati i njeriut, drama e brendshme e shkatërrimit, deri në mohimin e qenies, është pozitiv, pasi tregon një përqëndrim apo rikthim në shqetësimin e individit dhe në vlerësimin e botës shpirtërore.
Sipas kritikëve, aktorët në shfaqjet e tyre kanë pasur ndryshime nga interpretimet më të fundit. Pavarësisht tekstit, regjia e Mehmet Xhelilit dhe intrepretimi i Hajrie Rondos, shënuan një tjetër figurë në repertorin e artistes. Regjia e Burbuqe Berishës te shfaqja “Shumë Urime për ty” dhe regjia e Lefter Simonit me “Ndyrësira” u veçuan për risitë.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në skenën e Shkupit

Teatri Shqiptar në Shkup do të shfaqë të premten premierën e dramës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të autorit Ismail Kadare, me regji të Dino Mustafiq. Dramatizimin e kësaj shfaqje e ka përgatitur Jeton Neziraj, kurse skenografinë Dragutin Broz.
Në këtë dramë luajnë Bajrush Mjaku, Xhevdet Jashari, Adem Karaga, Vebi Qerimi, Musherefe Llozani, Adrian Aziri, Valon Ademi “ Valoni, Merlinda Saiti, Genci Mirzo, Sabedin Selmani, Teuta Ajdini “Jegeni, Amernis Nokshiqi “ Jovanovska, Zarie Jonuzi, Fisnik Zeqiri, Blerim Dardhishta etj.

4 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›