Festivali i aktrimit “Apollon”
Fier - Ethet e aktorëve që garojnë për çmimet e përvitshme “Apollon” kanë nisur prej një jave në qytetin e Fierit. Në natën e parë të Festivalit u ngjitën në skenë trupa e teatrit “Bylis” e Fierit me komedinë “Si rruar, qethur”, me regji te Bashkim Kozelit, ku interpretoi Artistja Hajrie Rondo, në rolin e Rukies, e cila si gjithmonë me satirën ë saj krijoi një tjetër figurë simpatike, në një lojë perfektë të aktrimit duke shtuar një tjetër karakter në morinë e personazheve të saj.
Nata e dytë vijoi me shfaqjen e trupës e teatrit Kombëtar të Tiranës me “Filumena Marturano” me regji të Albert Mingës. Në vazhdim Festivali pasurohet edhe me trupën e Mantovës së Italisë, dhe për të vijuar me dramën “Dejzilen” të trupës Kombëtare të Prishtinës.
Me pas duke vijuar me dramën “Ditari i një të çmenduri” nga trupa e aktorëve rumunë dhe maqedonas.
Pas debutimit të të gjitha trupave dhe aktorëve do të ndahen edhe pesë çmimet, të cilat do të vlerësohen nga juria që kryesohet nga aktorja e mirënjohur Ema Andrea, regjisori rumun Kristian Paker dhe kritiku Adriatik Kallulli.
Çmimi i parë do te jetë për aktorin më të mirë mashkull dhe femër. Çmimi i dytë për aktorin interpretues mashkull dhe femër, dhe duke vijuar me pas me çmimin e karrierës, etj.
Mjedisi i artistëve dhe krijuesve në qytetin e Fierit është gjallëruar me artistët e mirënjohur si Tinka Kurti, Drita Pelingu, Lazër Filipi, etj. Më tepër se një garë çmimesh, festivali është shndërruar në një periudhë një javore ku në qendër të vëmendjes janë artistët.
Organizatorët e Festivalit të përvitshëm të aktrimit “Apollon” kanë ftuar në garë edhe aktorët profesionistë nga trupa të huaja, ku garojnë me interpretimin e tyre edhe aktorët nga trupa e Mantovës në Itali, trupa rumune dhe maqedonase.