E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e pagave, ja tabelat e plota

Vendimi i miratuar dy ditë më parë në qeveri parashikon një rritje mesatare pagash në masën 10% për rreth 104 mijë punonjës të administratës buxhetore.

Kështu afro 44 mijë arsimtarë në të gjithë vendin përfitojnë rritje pagash nga 4 deri në 7 mijë lekë në muaj. Sipas vendimit, rritjes së pagave i janë nënshtruar dy kolonat e pagave për këta punonjës.

Kështu paga bazë nga 11 mijë ka shkuar në 12 mijë lekë, si dhe është rritur edhe paga e pozicionit. Mjekët dhe infermierët janë kategoritë e tjera që pëfitojnë rritje pagash nga data 1 maj. Tabelat shpjegojnë rritjen e plotë për këto dy kategori.

Vetë kryeministri Berisha deklaroi dy ditë më parë se paga mesatare për infermierët arrin në 310 mijë lekë ndërsa për mjekët në 47 mijë lekë në muaj.

Gjithashtu për mjekët është parashikuar shpërblim për shërbimet roje në qendrat spitalore universitare që varion nga 3300 deri në 4300 lekë në ditë në varësi të titullit mjek roje i parë apo i dytë si dhe në varësi të ditës, nëse ajo është fundjave, ditë e zakonshme apo festë.

Për më tepër lexoni në dokumentin pdf


Shikoni dokumentin ne pdf
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›