Ndërtimi disakatësh dëmton banesat ngjitur
09/07/2009 VLORE- Banorët e disa familjeve në lagjen “Dëshmorët” kanë lëshuar apelin se banesat e tyre janë shkatërruar si pasojë e punimeve që po kryhen nga një firmë ndërtimi për ngritjen e një ndërtese disakatëshe.
Dëmtimet
Sipas pronarit të një prej familjeve, Edmond Ruçi, banesa e tij dhe e të afërmve të tij është dëmtuar totalisht duke marrë krisje në të dy katet po ashtu dhe një tjetër banesë pranë saj ka pasur dëmtime. Ruçi shprehet se e gjithë kjo situatë ka nisur 2 javë më parë, kur firma, e cila po ndërton pranë me banesën e tyre, ka nisur hapjen e katllavanit. Pronarët e banesave shprehen se një prej tyre në të dy katet shtëpia tashmë është kthyer e pa banueshme dhe rrezikon shembjen për këtë arsye që prej disa ditësh familjarët janë larguar prej banesës për shkak të rrezikut që i kanoset atyre dhe fëmijëve të tyre. Gjatë gjithë kohës banesa është në tronditje të vazhdueshme, ndërsa gropa e hapur me qëllim ndërtimin e objektit është shumë pranë me banesën e tyre dhe për këtë arsye ka ndodhur edhe ky problem. Të frikësuar nga mundësia e shembjes së banesës dhe ndonjë katastrofe të mundshme familjarët e kanë braktisur atë duke u strehuar gjetkë. Ndonëse disa herë kanë komunikuar për këtë çështje dhe me inxhinierët e firmës nuk kanë marrë sinjale pozitive prej tyre.
Apeli
Sipas Edmond Ruçit, një prej pronarëve të banesës, nga ana e tyre janë të disponueshme të gjitha dokumentacionet, por edhe pse kanë paraqitur kërkesë pranë institucioneve të ndryshme shtetërore për zgjidhjen e kësaj situate, ata kanë hasur në indiferencë duke mos u dhënë asnjë shpjegim apo rrugëzgjidhje. Ruçi shprehet se e vetmja gjë që kërkojnë është respektimi i parametrave të kërkuara dhe asgjë më tepër. Sipas tij, pas kontakteve të patura me drejtuesit e firmës nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive. Pronarët shprehen se për këtë çështje duhet të ndërhyjë sa më parë shteti pa u shkatërruar prona totalisht dhe pa u shkaktuar ndonjë tragjedi.
Disa muaj më parë në Gjirokastër një pallat u shemb pikërisht për shkak të ndërtimit të një pallati tjetër ngjitur me të ku nuk u zbatuan asnjë nga rregullat. Në këtë tragjedi u shënuan 3 viktima, ndër to dhe një vajzë e vogël, ndërsa mbeten të pastrehë 28 familje, të cilat ende janë në përpjekje për të siguruar një banesë ku të fusin kokën.