Neda, studentja që u shndërrua në martire
Ajo nuk ishte Zhan Dark, as protestuesi i panjohur që u ndalua nga tanket në sheshin "Tiananmen". Djali që u doli përpara mjeteve të rënda të dërguara nga qeveria e Pekinit, 20 vjet më parë, e zgjodhi vetë fatin e tij, zgjodhi të bënte një hap përpara nga turma e t‘u afrohej tankeve, ndërsa ndiqej nga objektivi i disa aparateve fotografikë
Kjo nuk është historia e Nedas, iranianes së re, vrasja e shpejtë e brutale e së cilës nga forcat e milicisë Basiji gjatë një demonstrate, të shtunën e kaluar, shkaktoi një reagim shumë të madh te të gjithë demonstruesit, si dhe një urrejtje e tërbim ndaj autorëve të vrasjes. Ajo ishte një nga të rinjtë e shumtë që gjetën brenda vetes kurajën të dilnin në protestë për mbrojtjen e votës. Disa pjesë videoje të momenteve para vrasjes e japin vajzën në një pozicion mëdyshjeje, ndërsa po përpiqej të kalonte nga një krah i rrugës në tjetrin. Rreth saj dhe shokut që e shoqëronte, ndodheshin shumë demonstrues. Me siguri në ato çaste të fundit ajo po çonte 1000 gjëra në mend: a kishte bërë gabim që kishte dalë? Duhet të vazhdonte më tej? Por nuk pati kohë t‘i përgjigjej asnjërës prej tyre. Emri i saj i plotë ishte Neda Salehi Agha Soltan dhe ishte një studente e Filozofisë, por mënyra se si vdiq e shndërroi brenda disa çasteve të vetme në një simbol global të brutalitetit të regjimit iranian. Kjo vajzë e pafajshme 26-vjeçare u qëllua me plumb në gjoks, ndërsa ndodhej në mesin e një proteste të opozitarëve që kërkonin drejtësi për votën presidenciale të manipuluar. Nga çastet e saj të fundit ekziston një video prej 40 sekondash. Janë çastet kur ajo vendos të kalojë rrugën dhe ndërkohë bëhet pre e plumbit. Menjëherë gjaku i shpërthen nga kraharori dhe hundët, ndërkohë që një mashkull që i qëndron pranë e lut që të mos vdesë, të mos ta lërë vetëm. Këto 40 sekonda tragjike kanë bërë xhiron nëpër botë përmes "YouTube", blogjeve të ndryshme dhe sajteve të rrjeteve sociale. Ajo u shndërrua sa hap e mbyll sytë në një martire të lirisë, ekuivalentja për Iranin e studentit që u vra nga tanket 20 vjet më parë në sheshin "Tiananmen". Foto të "Engjëllit të Iranit" mbahen nga demonstruesit iranianë në protestat e tyre para ambasadës iraniane në vende të ndryshme të botës. "Facebook"-u ka ndërtuar shumë sajte në kujtim të vajzës dhe "Twitter" është mbushur me mesazhe ngushëllimi e dashurie për Nedan, të tilla si: "Neda je engjëlli ynë", "Fryma jote e fundit është shpresa jonë e parë", "Edhe engjëjt të kanë zili"... Për sa i përket medias së kontrolluar të Iranit, ajo nuk e përmendi fare ngjarjen tragjike, por ajo tashmë është shndërruar në ikonën e opozitës brenda Republikës Islamike. Regjimi bllokoi një shërbim fetar në xhaminë e kryeqytetit me rastin e vdekjes së saj, por kjo u bë shkak për organizimin e një tjetër proteste më të dhunshme. Njerëzit dolën nëpër rrugë me qirinj në duar. Për sa i përket qeverisë ajo mori masat që varrimi i Nedas dhe i viktimave të tjera të bëhej pa rënë në sy dhe shumë shpejt, e rrethuar nga persona të armatosur. Ndërkohë, posterat me fotografinë e saj po "mbijnë" kudo nëpër kryeqytet, madje flitet edhe për iniciativën e emërtimit të një rruge me emrin e saj. Njerëzve u mbushen sytë me lot sa herë që dëgjojnë të flitet për të. Autenticiteti i videos dhe burimi i plumbit nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por këto nuk kanë shumë rëndësi, sepse tashmë milionë iranianë dhe miliona familje iraniane në të gjithë botën e besojnë këtë tragjedi. Sipas disa raporteve, ajo ose është qëlluar nga milicia Basij, një forcë policore e përbërë nga vullnetarët, ose nga policia e fshehtë. Një tjetër rrëfim i postuar në internet nga dikush që pretendon se ka qenë dëshmitar i sekondave të fundit të jetës së Nedas, thuhet se ajo është qëlluar me snajper nga një ushtar i Basij, që ndodhej në majën e një tarrace. Sipas dëshmitarit, gjithçka duket e përllogaritur. Plumbi ishte shumë i saktë
dhe qëlloi drejt e në zemër duke i lënë vetëm disa sekonda jetë. Për sa i takon videos, ajo duket të jetë realizuar fillimisht nga një telefon celular dhe nuk hedh dritë mbi ekzekutorin e viktimës, por është një video shumë shqetësuese. Ajo paraqet vajzën të zhytur në gjak, shtrirë me kurriz me kryet mbështetur në tokë. Shalli tashmë i ka rënë dhe flokët e zinj i janë përhapur në asfalt. Pranë saj ndodhen dy burra. Ndërsa kamera fokusohet në fytyrën e saj, sytë tashmë ia kanë humbur përqendrimin dhe ajo ndodhet në frymëmarrjet e fundit. "Mos ki frikë, mos ki frikë, mos ki frikë, Neda e dashur, mos ki frikë", thotë pa pushim një nga burrat me flokët e bardhë. Ndërkohë gjaku ka bërë një pellg të madh rreth tyre dhe zëri i burrit, sa vjen e bëhet më i dëshpëruar. "Neda qëndro me mua, rri këtu", dëgjohet zëri i një burri tjetër. Sakaq videoja ndërpritet në mënyrë brutale. Pamjet e përgjakshme mund të kenë një ndikim shumë të madh në opinionin publik në Iran, ku ideja e martirit është e ngulitur thellë në historinë e vendit dhe historitë e islamit shiit, një besim i themeluar në idenë e vetësakrifikimit për çështjen e drejtësisë. "Kjo është një pamje që do të varroset në psikikën iraniane dhe do ta shoqërojë këtë regjim përgjithmonë", thotë një analist iranian.