Pas Santa Kruz, tani kërkohet edhe Tevez
Argjentinasi Karlos Tevez ka vendosur t‘i thotë lamtumirë Sër Aleks Fergusonit dhe Mançesterit të tij dhe të transferohet te kushërinjtë e Sitit, të cilët, pasi kanë mbyllur një marrëveshje 4-vjeçare me Roke Santa Kruz për 17,5 milionë euro, janë gati të bëjnë të njëjtën gjë me ish-"Djallin e Kuq" për 30 milionë euro. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet më 1 korrik, kur përfundon edhe huazimi te Junajtid.