Turpi i paturpësisë
Edmond Arizaj
Kali shpëtoi nga lumi i rrëmbyer dhe pasi doli shëndoshë e mirë në krahun tjetër, dëgjoi mizën e kalit (dihet se ku rri ajo zakonisht) që i thotë: shyqyr që isha edhe unë me ty dhe shtuam në peshë, ndryshe do na kishte marrë lumi”. Kjo gjysmë fabule më erdhi ndërmend teksa lexoja në një të përditshme guximtarin Erion Veliaj, që deklaronte pa pikën e përgjegjësisë se votat e gjasme partisë që ai drejton ndihmuan Partinë Socialiste të merrte deputetë në Tiranë, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, në Berat apo Fier. Madje me një farë kërcënimi ftonte që të hiqeshin votat e tij dhe të shihte PS-ja se a do t’i merrte deputetët e fundit në disa qarqe?! Nuk e di si do ta komentonin këtë fakt Skënder Gjinushi dhe Vangjel Dule, përkatësisht i dyti dhe i treti në koalicionin e PS-së, sipas numrit të votave, por është pak të thuhet se është e turpshme, jo për Veliajn, sepse ai tashmë nuk ka më nga ky “asortiment”, por për socialistët, të cilët përveçse hodhën në lumë e në det mijëra votat e tyre, tani dëgjojnë edhe përçartjet foshnjarake të “mizës së kalit”.
Sa për parantezë; sipas rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS ka marrë rreth 620 mijë vota, PSD rreth 27 mijë vota, PBDNJ rreth 18 mijë vota, G99 (Veliaj) rreth 12 mijë vota dhe PDS rreth 10 mijë vota.
Pra, sipas të dhënave të KQZ, që ende është institucioni zyrtar që certifikon zgjedhjet në Shqipëri, partia e Erion Veliajt ka marrë rreth 12 mijë vota, pra më pak se një mizë kali, pra jo vetëm nuk ka dalë i treti në Shqipëri, por as i treti brenda koalicionit. Dhe të mendosh se për Erion Veliajn, e gjithë makineria mediatike e varur apo e ndërvarur nga Edi Rama ishte vënë në dispozicion. Një fat që nuk e pati as Gjinushi, as Dule e as Milo. Përveç kësaj, shumica e atyre votave që kanë shkuar për G99 nuk kanë lidhje fare me Veliajn, e as me programin magjibërës (që s’e ka hiç) të kësaj partie. P.sh., një numër i madh votash janë marrë nga ish-deputeti i PSD-së (i afruar më pas me PS-në) në Berat, Pilo Kerri dhe votat që ka marrë ai i ka marrë në emrin e tij, e jo në emrin e Veliajt, e aq më pak në emrin e G99. Në rrethet e tjera situata është akoma më tragjike për Veliajn, po të mendosh që ai ka pretenduar se do të merrte shumë vota nga PS-ja, por pa pranuar kurrë se është parti e majtë, madje pa e shpjeguar ende dhe sot se çfarë partie është. Por Erion Veliaj vazhdon me këmbëngulje të deklamojë 20 mijë votat e tij të marra në Shqipëri, pra 8 mijë vota më shumë. Atëherë ai duhet të shpjegojë së pari se a ia kanë vjedhur këto tetë mijë vota, ëndërron që sa mirë do ishte sikur të kishte edhe tetë mijë vota, apo thjesht është një mashtrues ordiner (ndjesë për gjuhën, por ndonjëherë nuk durohet pafytyrësia).
Si mund një njeri të cilit i jepet nga partia më e madhe opozitare në vend, aksesi i ëndërruar nga shumë të tjerë, i jepet mbështetja më maksimale nga media që mbështet kryetarin e partisë më të madhe opozitare, i jepet hapësira e duhur dhe mbështetja maksimale për çdo tubim dhe lëvizje, qoftë edhe për mustaqet e Çelos, sot, pasi nuk i ka sjellë asnjë, asnjë, asnjë përfitim kësaj partie, i hakërrehet se po të mos ishte ai, do të kishte disa deputetë më pak. I tregon (në po të njëjtën gazetë, në po të njëjtën intervistë), ky me vetëm 12 mijë vota rrugën e rrugës, i tregon, ky politikani i madh pasardhës i Obamës, rrugën e bojkotit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, i tregon, ky eksperti i mbrojtjes së votës, se si nuk duhen njohur institucionet derisa të hapen kutitë.
Ç’është ky njeri që mund t’i tregojë një partie si PS-ja, se kush është rruga që duhet ndjekur? Kush është ai që ia lejon këtij njeriu të jetë më i afërt me lidershipin e PS-së se sa deputetët e saj, qoftë edhe me mendimin ndryshe? Ç’është ky njeri që i sillet vërdallë si mizë e bezdisshme PS-së prej kaq kohësh, duke e bezdisur me zëdhënien e mendimeve të pashprehura dot të kryetarit të saj, apo me populizmat mëshiruese në ekrane e faqe gazetash?
Nëse vetë nuk e kupton se për PS-në dhe socialistët ai nuk ka asnjë lloj peshe, atëherë duhet vënë në përdorim bishti për ta përzënë, ashtu si përzihet një mizë e bezdisshme nga kali. Sepse PS-ja ka boll probleme me “të sëmurin” e saj.