E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mbështesim Shqipërinë për vizat”

 

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Veshigradit, mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Në takimin informal të punës së mbajtur në datat 6-7 tetor në Budapest, Tirana zyrtare mori mbështetje edhe për hapjen e negociatave për statusin e vendit kandidat. “Në këtë takim u diskutuan çështjet e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit integrues në BE. Shqipëria u inkurajua për progresin e bërë dhe u mbështet perspektiva e saj evropiane në kuadër të liberalizimit të vizave dhe hapjes së negociatave për statusin e vendit kandidat”, thuhet në njoftimin për shtyp, ku mori pjesë zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›