Festoni Shen Valentinim me QTU
Cdo dite qe shkon, verteton se Qendra Tregtare Univers nuk do te thote vetem blerje. Mundesi pafund zgjedhjeje dhe shume argetim. Dita e te dashuruarve rezervon te vecantat e saj, me nje mini-shou, i cili do t'ju mundesoje dy personave nje udhetim treditor ne mrekullite e Kolashinit. Sivjet do te kete edhe "Miss & Mister QTU" ne kete dite te shenuar, e cila parasheh ndoshta edhe daljen jashte disa kornizave. Sipas Iris Metes, "kjo dite do te tregoje se dashuria duhet pare edhe me gjere. Nuk eshte aspak cudi qe "Miss & Misster" te zgjidhet nje nene, qe mban per dore djalin e saj. Apo edhe nje cift te moshuarish. Pra, nuk eshte e thene te jene vetem te rinj!". Duke i dhene ne kete menyre dashurise nje dimension pertej ndjenjes ne cift, e pertej idese se kjo eshte festa e te rinjve. Ndersa pos cmimit te madh, atij te udhetimit treditor ne Kolashin, per ata qe do te kurorezohen si "Miss & Misster", do te kete shume dhurata te tjera. Nje nder to eshte edhe ulja e madhe e cmimeve, e keshtu mund t'i dhuroni njeri-tjetrit shumecka per festat.
Nje shou, kerkon edhe nje shou-man, nje person qe te pranishmit te mund t'i beje pjese e festes se madhe me dhurata pa fund. S'do te jete nje prej atyre qe jemi mesuar te shohim ne ekrane, vecse nuk eshte edhe krejt i panjohur, pasi do te jete balerini Ledio Gjoni. Personazh i cili ka qene edhe me pare pjese e festave dhe argetimit te QTU-se. Pritet qe ne nje kend, ne zemer te qendres tregtare, kur dita e festes po afron, te ngrihet edhe nje mini-podium dhe te ftuar speciale mund ta rrethojne pergjate momenteve te spektaklit. Ata qe do te mund te udhetojne drejt Kolashinit per tri dite do te jene vetem dy, por dhurata do te kete edhe me shume pergjate dy puntatave, asaj te paradites dhe te pasdites.
Kjo eshte vetem nje pjese e festes! Nje risi per Shqiperine. E sigurisht ajo cka ofrohet ne QTU eshte me shume se nje moment feste. Shen Valentini eshte feste qe kushdo pret nje dhurate! Aty mund te gjesh cfaredo, qe nga bizhuterite e aksesoret qe preferohen ne kesi rastesh. Por mund te pasuroni edhe garderoben me uljet e medha te cmimeve ne te gjitha dyqanet e qendres tregtare me te madhe ne Shqiperi. Cka perkthehet, shijoni festen me QTU. Aty ku mund te blini dhe te argetoheni, mund te festoni dhe t'i dhuroni atyre qe ju rrethojne shumecka, pasi ulja e cmimeve jua mundeson kete gje.
QTU ne Fier, feste me Inis Gjonin
Dita e te dashuruarve do te coje feste edhe ne QTU Fier. Ora 15:00 e pasdites eshte zgjedhur per t'u mbajtur nje feste atje, e sigurisht vec ofertave do te kete edhe dhurata. Inis Gjoni eshte perzgjedhur per fieraket! Do te jete ajo prezantuesja e spektaklit qe do te organizohet me 14 shkurt ne qytetin jugor. Surprizat s'kane per te munguar as atje, e QTU nuk harron asnjehere te dhuroje, keshtu do te jete edhe kete here.