E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahim Kodra perkujtohet ne Tirane

Dy vite shkuar, u nda nga jeta piktori Ibrahim Kodra, dhe ne kete vjetor te dyte, ne Galerine Kombetare te Arteve, paraditen e sotme, do te perkujtohet figura e tij. Pritet te shfaqet nje dokumentar pagezuar "Arte Dimensione" mbi krijimtarine e piktorit, si edhe 11 fotografi nga riorganizimi dhe restaurimi i shtepise muze "Ibrahim Kodra" ne Milano. Ne Galerine Kombetare te Arteve ruhet nje pjese e koleksionit te veprave te tij, punime ne vaj. Ato konsiderohen vepra me nje rendesi te jashtezakonshme historike, pasi jane imazhe te fillimeve te para krijuese te piktorit Kodra. Kodra eshte cilesuar si nje artist i spikatur dhe i vleresuar ne kontekstin nderkombetar si nje personalitet artistik me diversitete te rendesishme te formes dhe substancave artistike, si dhe nje prej protagonisteve te artit bashkekohor. E si i tille, ka marre pjese ne veprimtari te rendesishme te kohes se tij si ne Bienalen e Venecias, ne kuatronalet e Romes, ne galeri publike te qendrave historike te Romes, Palermos, Milanos dhe qytete te tjera te
Italise. Krijimtaria e tij ben pjese ne disa koleksione te vecanta si ne ate te Muzeut te Vatikanit, ne Dhomen e Deputeteve te Romes, ne galeri publike dhe ne galeri private, te disa vendeve te ndryshme te Evropes dhe te botes. Me mberritjen ne Milano, u quajt me te drejte Maestro dhe keshtu e njohin te gjithe bashkekohesit e tij, cilesi kjo e trasheguar sot edhe ne kulturen shqiptare te arteve pamore ne Shqiperi. Vepra e tij eshte publikuar dhe ekspozuar ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane disa here. Gjithashtu, ne mjedisin e saj ai eshte shpallur "Nder i Kombit" ne vitin 1996, nga Presidenti i Republikes se asokohe, Sali Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›