E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezonte 20-vjecaren, ne pranga "Baby boss"

Edhe pse vetem 18 vjec, adoleshenti shqiptar ka ditur se si te veproje per te fituar nje grusht para me shume. Per muaj me radhe ka shfrytezuar nje 20-vjecare kur ajo ishte e mitur dhe prej kohesh ishte cilesuar nga policia e Milanos, si "Baby boss" (femija bos). Mediat e vendit fqinj botuan lajmin se A. P., ishte arrestuar diten e djeshme ne rrethinat e qytetit industrial, pasi ishte shpallur ne kerkim per "kercenim" dhe "shfrytezim prostitucioni". Emri i tij i plote nuk eshte bere i ditur, por agjentet thane se shqiptari vepronte kryesisht ne Milano, Komo apo Novate Milanese. Denoncimi ishte bere nga nje vajze 20-vjecare, qe pervecse ka rrefyer tmerrin e shfrytezimit ne rruge, ka thene se eshte kercenuar per disa vjet nga shqiptari i dyshuar, qe kishte nisur aktivitetin qe ne moshe te mitur. Viktima ishte nje vajze shqiptare 20 vjece, emri i se ciles nuk eshte bere i ditur. Sipas policise, krimet e adoleshentit ishin bere ne kohen kur vajza ka qene e mitur. Prej gjashte muajsh, ajo ishte e detyruar te ushtronte prostitucion dhe parate ia merrte 18-vjecari A. P. Kjo e fundit ushtronte prostitucion ne Komo, Milano, e Novate Milanese, dhe shoqerohej nga tutori i saj, me nje makine fuoristrade te vjedhur, e cila eshte sekuestruar nga policia. Gjate dites, vajza jetonte e mbyllur ne shtepine e tutorit te saj, ne periferine e Novate Milanese, ku ishte dhe nen abuzimet e tij. Nderkohe qe ne darke detyrohej te dilte ne rruge, qe te ushtronte profesionin e saj. Cdo tentative e saj per te ikur, i shkaktonte dhimbje, pasi goditej, rrihej dhe kercenohej se do vritej. Hetimet ne lidhje me kete vajze, qe detyrohej te prostituonte, kishin filluar ndaj 18-vjecarit A. P., pasi dyshohej se ishte i perfshire ne rrjetin e trafikimit te lendeve narkotike. Por ne momentin kur kane hyre ne shtepi, atje eshte gjetur dhe vajza, e cila eshte liruar dhe ka treguar gjithcka qe kishte te bente me te, metodat e abuzimit, trafikimin e saj dhe detyrimin per te dale dhe per te ushtruar prostitucion. Pas kerkimeve disa javore, policia ka mundur te vere ne pranga adoleshentin ne provincen e Pizas, ku ishte mik i disa bashkekombesve.
Perg. A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›