E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbush serbatorin nen kercenimin e armes

Nje person, ende i paidentifikuar, ka mbushur automjetin me karburant nen kercenimin e armes. Ngjarja ka ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne distributorin e firmes "Elda", ne lagjen "11 Janari" te qytetit te Vlores. Punonjesi i pikes se karburantit ka treguar se nje djale i ri ka ardhur me nje automjet te bardhe dhe ka mbushur serbatorin me karburant. Ndersa i ka kerkuar parate, djaloshi i ka treguar pistoleten dhe eshte larguar me shpejtesi. Policia tha se punetori ishte teper i tronditur nga ngjarja dhe ka dhene detaje te vageta, megjithate po punohet per identifikimin dhe kapjen e grabitesit.
O.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›