Festonte Pashket, i vjedhin 100 mije euro
Nje vjedhje e bujshme ne banesen e biznesmenit Agim Gjeka, ka bere te "avullojne" me shume se 100 mije euro mesditen e Pashkeve. Biznesmeni 45-vjecar, banor i fshatit Gorre, ne rrethin e Lushnjes, ka denoncuar vjedhjen, ndersa ai kishte shkuar te festonte ne pyllin e Divjakes se bashku me bashkeshorten dhe dy femijet. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes se bashku me grupin e eksperteve. Burime nga uniformat blu thane se ne lokalin "Gerosi", ku u konstatua ngjarja, jane gjetur gjurme te shumta gishtash. Ato jane derguar ne Institutin e Policise Shkencore ne kryeqytet, per te bere krahasimin e tyre me ato te personave te skeduar nga policia. Policia tha se jane shoqeruar dhjetera persona, kryesisht te skeduar nga policia si kontingjent i mikrokriminalitetit, por ende nuk ka persona te ndaluar per vjedhjen. Ne godinen katerkateshe, qe ndodhet anes autostrades Fier-Lushnje, biznesmeni Agim Gjeka ka vendosur vendbanimin e tij, ndersa kryhet edhe aktiviteti i prodhimit te nenprodukteve te mishit dhe shitjes se tyre. Biznesmeni Agim Gjeka tregon se si e la shtepine vetem per te shkuar ne feste. "Vendosem te shkonim familjarisht per te festuar mes pishave te Divjakes. Rojes se ambienteve i dhashe pushim, pasi ishte dite feste. Lirova qenin qe zakonisht rri i lidhur, morem ushqimet dhe u nisem. Ne mbremje u kthyem. Banesen e gjeta rremuje. Pasi kontrollova, pashe se me kishin vjedhur 13 milione leke te reja, qe i kisha mbajtur per te marre furnizimin me mish". Ai thote se parate ishin siguruar nga shitjet, ndersa aktiviteti i tij vazhdon prej kater vjetesh.
Si hyne hajdutet
Sipas burimeve policore lushnjare, mesohet se vjedhesit jane futur pas mesdites ne ambientet e kopshtit te baneses. Me pas, ata jane ngjitur ne katin e dyte, ku ndodhet ballkoni me kangjella, duke thyer xhamin e deres se ballkonit dhe jane futur ne dhomen e gjumit. Ata kane gjetur parate ne nje sirtar te komose ne dhomen e gjumit, duke u larguar me pas nga pjesa e pasme e baneses.
Xhemil Beharaj