Trafiku per Greqi, 8 mbeten ne burg
FIER - Gjykata e rrethit te Fierit dha dje masen e sigurise per 8 personat e arrestuar tri dite me pare per dhenie ndihme ne kalimin e paligjshem te kufirit. Gjyqtarja Lindita Sinanaj vendosi masen e sigurise "burg pa afat" per tre te akuzuarit Almir Troka, Bledi Kumanaku e Gazmend Kumanaku, ndersa per Alket Ahmataj, Qazim Kumanaku, Neshat Bimaj, Besim Runaj vendosi masen "arrest ne burg" per nje muaj. Ndersa Viktor Mataj do te qendroje ne qelite e paraburgimit 15 dite. Tete personat u arrestuan tri dite me pare ne Konispol te Sarandes, ne kuader te operacionit "Ura e Kranese". Ata u kapen ne flagrance teksa po tentonin te kalonin ilegalisht 8 shqiptare ne Greqi kundrejt shumes 800-1500 euro secili.