E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i klandestineve, 8 persona ne pranga

Nje operacion kunder trafikut te qenieve njerezore i realizuar kete fundjave nga policia rajonale e Korces ne bashkepunim me koleget e tyre kunder luftes se krimit te organizuar ne Tirane, ka perfunduar me arrestimin e 6 personave. Disa banore nga qyteti i Bilishtit dhe te tjere nga Korca qe kane tentuar te japin ndihme per kalim te paligjshem te kufirit per qellime fitimi jane vene ne pranga, nderkohe qe policia ka sekuestruar edhe mjetet, me te cilat ata transportonin klandestinet. Sipas te dhenave nga burimet e policise rajonale te Korces, jane arrestuar Olger Fifo, 21 vjec, Elton Bregu, 32 vjec, Spiro Meka dhe Olsi Meka perkatesisht nga 53 vjec dhe 31 vjec, qe te kater banore te qytetit te Bilishtit, si dhe Klodian Kami, 30 vjec e Endri Xhelollari, 29 vjec nga Korca. Burimet e policise shtuan se per arrestimin e ketyre 6 personave me akuzen dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit per qellime fitimi jane marre deshmite e 10 personave, te cilet kane deklaruar se do te kalonin ilegalisht per ne Greqi kundrejt shperblimeve nga 800-1000 euro per trafikuesit. Sipas te dhenave, grupi prej 10 klandestinesh nuk ka arritur te kaloje ilegalisht per ne Greqi, por jane kapur ne tentative e siper per te ikur drejt shtetit fqinj, pasi trafikimi i tyre ka qene i survejuar nga policia. Krahas arrestimit te ketyre 6 personave, policia beri te ditur se ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale per kete rast trafiku te qenieve njerezore edhe 5 automjete, prone e personave te ndaluar si nje mjet tip furgon, dhe 4 vetura tip "Benz Mercedes", me te cilat jane transportuar klandestinet. Po ashtu jane sekuestruar edhe 8 aparate telefonike celulare, si dhe nje shume e konsiderueshme te hollash qe dispononin personat e arrestuar me akuzen "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Kohet e fundit, policia rajonale e Korces ka intensifikuar goditjet ne drejtim te grupeve te trafikanteve qe tentojne te kalojne drejt Greqise emigrante klandestine. Ne lidhje me kete qellim, jane intensifikuar edhe kontaktet me policite e rajoneve kufitare greke, per te koordinuar veprimet ne luften kunder trafiqeve te paligjshme qe perdorin si baze nisjeje territorin shqiptar dhe shfrytezojne shtigjet malore te zones se Devollit.

Gezim Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›