SHBA, pranga shqiptarit, ndihmonte klanet mafioze
Kerkimet dhjetevjecare te policise italiane per nje shqiptar te cilesuar "gangster" te lidhur me klane mafioze dhe te denuar me 25 vjet burg per pengmarrje, plagosje e trafiqe, kane rezultuar te paefektshme, derisa eshte dashur nderhyrja e policise amerikane ne Nju-Jork. Ndersa zbriste shkallet e nje avioni ne aeroport, autoritetet i vune pranga 38-vjecarit Leonard Mnela, i akuzuar per 5 krime te ndryshme. Mesohet se Mnela eshte i denuar ne Itali, me 25 vjet heqje lirie, per akuzat e pengmarrjes, tentative vrasjeje, rrahje, trafik armesh dhe trafik nderkombetar lendesh narkotike, vepra te cilat jane te vertetuara sipas policise se qytetit te Salernos. Karabinieret dhe Interpol Roma kishte vite qe e ndiqnin shqiptarin, por qe asnjehere nuk kishin mundur ta prangosnin, pasi ai kishte shpetuar rrethimeve te bera. Interpol Tirana ende nuk ka marre nje informacion zyrtar per arrestimin e 38-vjecarit, ndersa pritet te verifikohet gjendja e tij penale ne Shqiperi.
Kane qene agjentet e skuadres se levizshme te policise se Salernos, te drejtuara nga Karmine Soriente, qe gjate dites se djeshme ne bashkepunim dhe me Interpolin, SCO dhe policine amerikane, kane mundur te arrestojne ne aeroportin "John F. Kenedy", ne Nju- Jork, Leonard Mnelen, shqiptarin 38 vjec, i kerkuar per me shume se 10 vjet. Efektivet e policise, te cileve Mnela u kishte mundur t'u ikte ne vitin 2000, gjate operacionit "Abramo", qe ka derguar ne qeli me shume se 40 persona, ne disa prej qyteteve si ne Salerno dhe ne Sala Konsilina dhe ne disa prej qyteteve te tjera te jugut te Italise, nuk kishin pushuar kurre se kerkuari ate, duke ndenjur ne gjurmet e tij ne Evropen Veriore dhe te Shteteve te Bashkuara.
Ne vijim te hetimeve te bera ndaj shqiptarit, ka rezultuar se ai eshte nje trafikant i madh i lendeve narkotike, te llojeve te ndryshme, si heroine, kokaine dhe qe furnizonte disa prej karteleve kriminale, si ai i Vito Gallo e Giuseppe D'Agostino. Ne javet e fundit, prania e shqiptarit te kerkuar nga policia italiane, ishte sinjalizuar ne SHBA dhe me pas policia e kishte zbuluar te sakte vendndodhjen e tij, duke mundur ta prangosin ne aeroportin e Nju- Jorkut, duke e bllokuar ne momentin qe ishte duke u nisur per ne Ameriken e Jugut ku shpresonte qe te humbte te gjitha gjurmet nga policia.
A. Cena