E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet e Pashkeve, nis fluksi i kthimit

KAKAVIJE - Pasi kane kaluar festen e Pashkeve ne vendlindje, bashkatdhetaret tane qe jetojne dhe punojne ne shtetin fqinje, Greqi, kane nisur kthimin ne drejtim te vendeve te punes. Sipas komandantit te Policise se Kakavijes, Elton Papa, numri i daljeve nga toka shqiptare ka qene dje me i larte se ne sportelet e hyrjes, ne te cilat eshte regjistruar nje fluks fare i ulet. "Nisur nga pervoja e viteve te kaluara, fluksi i largimit te emigranteve ne drejtim te Greqise pas festes se Pashkeve pritet te rritet mengjesin e sotem", thone burimet policore nga Kakavija. Aktualisht te dyja doganat shqiptare dhe greke kane marre masat per te perballuar pa radhe te gjata fluksin e emigranteve gjate rikthimit ne vendet e tyre te punes.

B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›