Ndertimet e reja deri 8 kate
Rudina Llazari
Mbledhja e fundit e KRRT-se percakton kriteret e reja per ndertimet ne qytetin verior,
ndertesa jo me shume se tete kate. KRRT e Shkodres vendos rregulla te forta per ndertimet ne qytetin verior. Fasadat e objekteve qe po ndertohen ne Shkoder, jo vetem qe do te kene fizionomine e tyre per ta dalluar kete qytet nga qytetet e tjera te vendit tone, por do te jene dhe uniforme ne zona te ndryshme e konform trashegimise dhe ligjit per urbanistiken. Vec kesaj, kerkohet perdorimi i materialeve te ndertimit te nje cilesie te larte per te garantuar sigurine e jetes te qytetareve. Ne mbledhjen e saj te fundit, KRRT-ja e bashkise se kryeqendres se Veriut ka vene rregulla te forta loje per te gjitha firmat e ndertimit, te cilat duhet t'i zbatojne me korrektesi, nese duhet te marrin lejet perkatese. Tashme, te gjitha ndertimet qe do behen ne Shkoder nuk do te jene me shume se 8 deri ne 9 kate. Ky eshte nje nga rregullat e vendosura nga anetaret e KRRT-se. Nderkohe qe eshte urdheruar qe fasadat e objekteve te ndryshme te behen me material te qendrueshem, te nje cilesie shume te mire, me qellim qe pas disa vitesh te mos nderhyhet me fonde per rikonstruksionin apo lyerjen e tyre. Gjithashtu, KRRT-ja e Bashkise se Shkodres kerkon ne menyre te prere nga firmat e ndertimit, qe mos te abuzojne me lejet e dhena per siperfaqet e trojeve ku do te ngrihen ndertesa, per te mos cenuar pronat e te tjereve. Per shume vite me radhe, firmat ndertuese ne jo pak raste kane abuzuar me lejet e ndertimit e cilesine e punimeve, duke krijuar shume probleme, qofte ne lidhje me trashegimine kulturore e arkitektonike te qytetit apo dhe me financimin. Nisur nga situata e krijuar, KRT-ja e bashkise se ketij qyteti ka vendosur qe t'i jape fund amullise. Unifikimi i materialeve qe do te perdoren per veshjen e pallateve te reja, respektimi i kondicioneve urbane te ndertimit si dhe respektimi i te gjitha vendimeve ne hallka te ndryshme, jane kerkesat e vendosura nga KRT-ja. Per te arritur ne zbatueshmerine maksimale te ketij vendimi, KRRT-ja e Shkodres vendosi qe firmat apo individet e interesuar per ndertime sidomos te pallateve shumekateshe duhet qe se bashku me projektet e paraqitura te dorezojne dhe garantimin e plotesimit te kerkesave te reja ne relacionin kerkues per lejen e ndertimit. Kjo menyre e te proceduarit do te menjanoje perfundimisht deformimet apo ndryshimet e materialeve gjate ndertimit te objekteve. Materialet qe do te perdoren do te verifikohen ne terren dhe ne rast shkeljesh normalisht qe do te kete penalitete sipas ligjit. Ne mbledhjen e fundit te KRT-se se Bashkise se Shkodres jane miratuar kerkesat per studimet urbanistike te 11 objekteve, ku pese prej tyre jane shumekateshe. Gjithashtu, jane miratuar lejet e shesheve te ndertimit per 14 objekte, 6 prej te cilave jane shumekateshe, si dhe jane dhene lejet e ndertimit per 19 objekte, 5 prej te cileve jane shumekateshe.
Kryebashkiaku: Fasada te reja per qytetin
Iniciatori i unifikimit te materialeve cilesore ne fasadat e jashtme te pallateve ka qene kryebashkiaku i Shkodres, Lorenc Luka, me tagrin edhe te kreut te KRRT-se se kesaj bashkie, i cili u nis nga fakti se per cdo vit po shpenzohen para te shumta per lyerje fasadash per shkak te cilesise se dobet te punimeve dhe materialeve te jashtme te ndertesave kryesisht te vjetra. "Ka ardhur koha qe te perdoren veshje me materiale cilesore, kryesisht pllaka terakote, veshje plastike, materiale alumini, apo dhe me xham dekorativ. Ka ikur koha e perdorimit te suvase te thjeshte dhe te lyera me boje", ka theksuar kryebashkiaku i Shkodres
Lejet e fundit te dhena nga Bashkia e Shkodres:
Lagjja "Qemal Stafa", vendi "Ura Dervish Beg" firme "Burimi Shpk"
Lagjja "Perlat Rexhepi" afer kryqezimit te Deges firma "Marku Shpk"
Lagjja "Perlat Rexhepi", ne krah te shkolles pyjore firma "Ndertim 3"
Lagjja "Kongresi i Permetit", prane Tregut te Zdrales, firma "Arioni Shpk"
Lagjja "Kongresi i Permetit", prane cinarit te vjeter 2 ndertesa
Lagjja "Manush Alimani", tek tregu i shumces, firma "Dibra"
Lagjja "Vasil Shanto", ne afersi te Teatrit "Migjeni", 2 ndertesa
Lagjja "Perash", ne afersi te Gjykates te Shkalles te Pare
Lagjja "Perash", ne afersi te Bar Restorant "Tradita"
Lagjja "Perash", ne afersi te bustit te Isa Boletinit
Lagjja "Partizani", te Tregu i Rusit, 2 ndertesa