E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja 20 mije euro, ndalohen bashkepunetoret e Saleos

Policia e Kakavijes ka vene ne pranga dy bashkepunetore te vjedhjes se 20 mije eurove ne qytetin e Gjirokastres, ngjarje ne te cilen eshte perfshire edhe "i famshmi", Saleo Stojani. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit ne Gjirokaster "ne stacionin e Policise Kufitare Kakavije eshte bere ndalimi i Arjan Kazanxhiut, 24 vjec dhe bashkeshortes se tij, Matilda Kazanxhiu (Daja) 17 vjece, te dy lindur ne Lac dhe banues ne Kamez, Tirane". Te dy te ndaluarit jane kthyer si emigrante klandestine nga policia greke. "Pas verifikimeve te bera ne sistemin TIMS, konfirmojne burimet policore, ka rezultuar se ata ishin persona ne kerkim nga policia shqiptare". Me daten 24 prill 2008, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster i ka shpallur dy bashkeshortet Kazanxhiu, persona ne kerkim per vepren penale te "vjedhjes". Sipas hetimeve, ata rezultojne se jane te implikuar ne vjedhjen e nje shume prej 20 mije eurosh ne nje banese ne qytetin e Gjirokastres. Ngjarja ka ndodhur me 30 maj 2007, kur, sipas policise, 18-vjecari Saleo Stojani, i cili aktualisht vuan denimin ne Burgun 313, ka hyre ne vilen private te I. Bucit, ne lagjen "18 Shtatori", ne qytetin e Gjirokastres, duke vjedhur shumen e 2,3 milione lekeve. Prej asaj kohe, cifti Kazanxhiu ishte larguar per t'u fshehur ne shtetin fqinje, Greqi. Perpara disa javesh, policia e Gjirokastres ndaloi edhe dy autore te tjere te perfshire ne kete vjedhje, bashkeshortet Hysmet Daja dhe Rolanda Abazi.

Blerim Kore

Akuza edhe per nje cift tjeter

Disa jave me pare, policia e Gjirokastres arrestoi dy bashkeshorte te tjere, nen akuzen e bashkepunimit ne vjedhjen e viles se biznesmenit I. Buci, ne lagjen "18 Shtatori" te qytetit te Gjirokastres. Hysmet Daja dhe Rolanda Abazi akuzohen se i kane paguar 100 mije leke Saleos per te vjedhur kasaforten me 2,3 milione leke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›