E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Itali, dy precendentë klubesh

Vllaznia nuk ka fatin të jetë skuadra e parë shqiptare për t'u përballur me një kundërshtar nga Italia, një nga kampionatet më të forta në botë.
Shansin për të ballafaquar për ta bërë "sefte" me një skuadër nga vendi i anës tjetër të Adriatikut e ka pasur Partizani.
Skuadra e kuqe u përball me Torinon në sezonin 1968-1969 të Kupës së Fituesve të Kupës (Kupa e Kupave u shkri më pas me Kupën UEFA). Dy skuadrat u takuan në fazën e 1/16. Partizani fitoi 1-0 në "Qemal Stafa" (18 shtator 1968) falë golit të Pëllumb Shaqirit (47'), ndërsa në atë të kthimit në Torino, më 2 tetor, skuadra jonë humbi 3-1, teksa golin e vetëm për Partizanin e realizoi Neptun Bajko (85').
Kundër një ekipi italian ka luajtur edhe Teuta e Durrësit. Parma, ku militonte legjenda bullgare Hristo Stojckov, por ku shënoi edhe golin e tij të parë ndërkombëtar i riu Filipo Inzagi, ishte kundërshtari i durrsakëve në dy takimet e humbura me të njëjtin 2-0 në fazën e 1/16 të Kupës së Fituesve të Kupave në sezonin 1995-1996.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›